Skandal! Elektriçisti humbi jetën gjatë përmbytjeve, policia arreston dy shokët e tij

Policia e Fierit ka ndaluar dy kolegët e elektriçistit që humbi jetën në punë gjatë përmbytjeve. Bëhet e ditur se, dy elektriçistët e ndaluar me motivin e shkeljes së rregullave në punë, janë  Tafil Çepele, 63 vjeç, banues në Kuman, Roskovec dhe -Tajar Zhupani, 63 vjeç, banues në Marinëz, Roskovec, të dy me profesion elektricist.

Sipas njoftimit të policisë ndalimi i këtyre dy personave u bë pasi në datën 30.11.3017, rreth orës 16:15, në fshatin Kurjan, Roskovec e konkretisht në linjën e fidrit nr 2 Drizë, gjatë kryerjes së punimeve, është goditur nga tensioni i lartë dhe për pasojë ka gjetur vdekjen elektriçisti shtetasi S.V.

Materialet i kaluan për hetime të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për veprën penale “Shkelje e rregullave të mbrojtjes në punë”, parashikuar nga Neni 289 i Kodit Penal.

 

Artikulli paraprakMijëra ha tokë nën ujë, rrrugë të mbytura, ura të rrëzuara, mungesë energje
Artikulli tjetërFierza rritet më shumë se 3 metër, rrezikohet Veriu