Skandal! Gjykata, 1 vit burg ish-deputetit Salianji pse denoncoi trafiqet!

Gjyqtari Artan Gjermeni ka shpallur fajton ish-deputetin e PD, Ervin Salianji, duke e dënuar me 1 vit burg. Sipas gjykatës, Salianji akuzohet për kallëzim të rremë.

Ndërsa gazetari Jetmir Olldashi është dënuar me 100 orë punë në interes publik. Albert Veliu është dënuar me 3 vite e 5 muaj burg dhe Fredi Alizoti, 2 vite burg.

Vendimi i gjykatës

Ervin Salianji, akuza kallëzim i rremë i kryer në bashkëpunim, 1 vit burg.

Jetmir Olldashi, akuza kallëzim i rremë i kryer në bashkëpunim, 6 muaj burgim, konvertohet me 100 orë pune në i interes publik. Të mbajë kontakte me zyrën e shërbimit të provës.

Fredi Alizoti, akuza kallëzim i rremë i kryer në bashkëpunim, 2 vite burgim.

Albert Veliu, kalim i paligjshëm i kufirit 10 muaj burgim dhe kallëzim i rremë në bashkëpunim 2 vjet e 10 muaj burgim, në total 3 vjet e  5 muaj burgim.

Salianji nga dera e gjykatës: Kemi fakte të pakundërshtueshme, prokuroria asnjë provë

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji foli për mediat pasi mbaroi seanca gjyqësore që u mbajt sot tek Gjykata e Tiranës për mbrojtjen dhe për të dhënë vendimin përfundimtar.

Në fjalën e tij, Salianji deklaroi se ka fakte të pakundërshtueshme që hedhin poshtë pretendimet se Albert Veliu e ka takuar në janar në seli për të marrë pagesën për videon e rreme.

“Siç edhe pritej, një farsë e planifikuar ishte edhe kjo seancë. Është e qartë për gjykatën , për prokurorinë dhe për gjykatën që kur kemi bërë investigimin, sipas qelizave telefonike, Albvert Veliu, Geron Xhafa ndodhen në të njëjtën zonë. Edhe gazetari Jetmir Olldashi këtë ka thënë në prokurori. Pretendimi apo prova kryesore e prokurorisë që është dëshmitari i rremë Alizoti, thotë që e kam sjellë në datën 14 janar bashkë me Albert Veliun dhe ma kanë dorëzuar mua.

Por ne kemi bërë publike përgjime dhe kemi edhe fakte të tjera të pakundërshtueshme që janë kmunimikimet e Veliut dhe të Alizotit tek të cilat nga janari dhe deri në fund të shkurtit ata nuk kanë ardhur në Tiranë. Bie poshtë pretendimi i dëshmitarit të sajuar se ka ardhur në data 1 apo 15 janar për të më takuar mua në seli për të marrë pagesën. Nuk ka asnjë provë, pretendimet e prokuroprisë nuk ka asnjë fakt të vetëm që të provojë fajësinë time apo të gazetarit, vetëm urdhër politik”, tha Ervin Salianji.

22

Exit mobile version