Kryetari Bashkisë së Peshkopisë, Shukri Xhelili është bërë pjesë e një skandali të rëndë seksual. I zgjedhuri socialist i zgjedhjeve lokale të vitit 2013 është “kapur mat” ndërsa premton vende pune për vajzat e reja duke kërkuar favore seksuale. Ai është denoncuar nga një vajzë me një video të transmetuar nga emisioni “Të paekspozuarit” në “Ora News”. 20-vjeçarja rrëfeu: “Kisha nevojë për punë, nuk kisha mundësi se ku të kërkoja në vend tjetër. Dhe vendosa të shkoj te bashkia. E kam takuar në zyrë. Kur unë shkoja të kërkoja punë ai shfrytëzonte momentin. Herën e fundit që e takova për rritje rroge më tha që të takoheshim në një hotel në Tiranë. Kur ishim në zyrë ka tentuar disa herë të më afrohet dhe e ka bërë deri diku. Vendosa ta filmoja sepse doja që të merrte fund kjo gjë. Shkuam në hotel, por nuk pranova që të bëja gjë me të. Më ka treguar për vajza të tjera që u ka ofruar punë dhe ka përfunduar në diçka tjetër”, tha ajo. Shukri Xhelili është kapur në shtratin e një hoteli privat në Tiranë, ku shfaqet në video madje dhe me mbathje të grisura.
Transkripti i videos
Kryetari i Bashkisë: E kisha shkurtuar si vend pune, por e shtova veç për ty.
Pas firmosjes së kontratës për 20-vjeçaren, kryetari i Bashkisë i kërkon të dalë me të.
Kryetari i Bashkisë: Si je? Ça bën? Afrohu, kështu e ke emrin ti?
Denoncuesja: Po.
Kryetari i Bashkisë: S’ke ndonjë ndryshim shkronje?
Denoncuesja: Jo.
Kryetari i Bashkisë : A je mirë te ….? ….?
Denoncuesja: Po.
Kryetari i Bashkisë: Je shumë mirë aty.
Denoncuesja: Si është orari?
Kryetari i Bashkisë: Orari? Kur të teket ty.
Denoncuesja: Dhe sa është rroga?
Kryetari i Bashkisë: Rroga s’e di sa është, duhet me pa ato… nivelin e pagave.
Denoncuesja: Sa mund të jetë për shembull?
Kryetari i Bashkisë: Po ç’rëndësi ka tashi, nuk bëhet paga aty. Nuk bëhet paga aty.
Denoncuesja: Si?
Kryetari i Bashkisë: Do ia japësh atij, të firmosë, të plotësojë këto numra. Sot veç paraqitu dhe ditën e hënë fillon procedurat, vendin e punës, ça do të marrësh ndonjë gjë në ngarkim, mirë?
Denoncuesja: Si e kishte emrin ky?
Kryetari i Bashkisë: Do ta ftoj unë, nuk du të përmend emra.
Denoncuesja: Prit, prit një herë.
Kryetari i Bashkisë: Ça ke?
Denoncuesja: Ma shpjegoni një herë se nuk e kuptoj. Po pse s’e firmos ti?
Kryetari i Bashkisë: Po prita ta firmos kur të jesh ti…s’e more vesh këtë gjë?
Ça ke? Të duket si në ëndërr?
Kryetari i Bashkisë: Jo, çne, punë e thjeshtë është.
Denoncuesja: Hë?
Denoncuesja: Pse më shef?
Kryetari i Bashkisë: Më pëlqen.
Denoncuesja: Ça të pëlqen?
Kryetari i Bashkisë: Më dukesh e bukur sot.
Denoncuesja: Vetëm sot ë?
Kryetari i Bashkisë: Shpirti…
Denoncuesja: Urdhëro.
Kryetari i Bashkisë: Rrushi…
Denoncuesja: Do ma gjesh një punë të mirë? A qysh e ke hallin?
Kryetari i Bashkisë: Të shikoj një herë ça talenti ke, pastaj…
Denoncuesja: Të shofësh ça talenti kam? Ça domethënë me këtë?
Kryetari i Bashkisë: Të zbuloj talentet e tua që ta di se ku do të çoj…
Denoncuesja: Si?
Kryetari i Bashkisë: Ta di që… du të të njof më shumë që të di se ku do të çoj ty. A kupton? Që ta përshtas punën me personin.
Denoncuesja: Dmth, nuk kishe shku me atë gjasme?
Kryetari i Bashkisë: Hë?
Denoncuesja: Me atë nuk ke shku?
Kryetari i Bashkisë: Absolutisht, të betohem, s’kam shku. Me qenë të thosha për tjetërkënd, kam pas tjetër.
Denoncuesja: Po me të tjera përveç kësaj që më tregove?
Kryetari i Bashkisë: Bile nganjëherë thosha kur të jem me kët shoqen, të mos më shqetësojë kush.
Denoncuesja: Me kë shoqe?
Kryetari i Bashkisë: Atëherë kur e kam pas sekretare atë që kam thënë, edhe nuk linte kënd me hy aty.
Denoncuesja: Po ju në zyrë e bëjshit?
Kryetari i Bashkisë: Jo, veç muhabet bëjshim, rrijshim e i thojshim që të mos na shqetësojë kush. Në zyrë, s’bëhet në zyrë.
Denoncuesja: Po ku shkojshit?
Kryetari i Bashkisë: Ku shkojshim? Dilshim, Tiranë.
Denoncuesja: E ça bëjshit?
Kryetari i Bashkisë: Seks bëshim, ça të bëjshim.
Denoncuesja: Qeke kënaq.
Kryetari i Bashkisë: Sikur do kënaqesh ti tashti. Sa kohë ka që të kam kërku për të dal?
Denoncuesja: Kuptoj, ka, ka.
Kryetari i Bashkisë: S’ke dash ti me dal, s’ta ka mbajt b…
Denoncuesja: S’kam pas mundësi.
Kryetari i Bashkisë: Ëëë s’ke pas mundësi…
Denoncuesja: S’ma dëftove emrin?
Kryetari i Bashkisë: Jo s’ta dëftoj, mos ma kërko.
Denoncuesja: Mirë, mirë.
Kryetari i Bashkisë: Mos ma kërko se nuk është një gjë që thuhet. Ca gjëra janë për t’u mbajt..
Denoncuesja: Që nuk tregohen…
Kryetari i Bashkisë: Nuk tregohen se tashi… A të vjen mirë ty me i tregu dikujt tjetër për ty? Si i the V… për leje sot?
Denoncuesja: I thashë kam nipin sëmurë.
Kryetari i Bashkisë: Nipin?
Denoncuesja: Nipin.
Kryetari i Bashkisë: Po për nesër?
Denoncuesja: S’e di.
Kryetari i Bashkisë: A do ikësh nesër?
Denoncuesja: S’e di, kismet, të shof…
Kryetari i Bashkisë: Unë prandaj të thashë kujdes me fjalët kujt ia thua se mund të biesh në sy që s’je në punë apo je në Tiranë dhe vihet në dyshim gruaja. Unë erdha me V… erdha me çunin veç mos të dyshonte gruaja, se u mërzit pak në mëngjes kur i thashë që do iki, kot t’u më zën në sebep me më kontrollu… e shkreta…
Denoncuesja: S’ka besim hë?
Kryetari i Bashkisë: S’ka.
Denoncuesja: S’ka se e din që… ti shkon me…
Kryetari i Bashkisë: E di se kryetari të q*…
Kryetari i Bashkisë: Ma trego pak cicën.
Denoncuesja: Ça të bëj?
Kryetari i Bashkisë: Ma trego pak cicën.
Denoncuesja: Të puç pak.
Kryetari i Bashkisë: Po.
Kryetari i Bashkisë: Afrohu
Denoncuesja: A na shef kush?
Kryetari i Bashkisë: Kam xhamat e zinj.
Denoncuesja: Vërtet?
Kryetari i Bashkisë: Po, të zinj i kam.
Denoncuesja: Po këto para?
Kryetari i Bashkisë: Edhe këto para të zinj i kam.
Denoncuesja: Para të zinj? Po këto duken të bardhë?
Kryetari i Bashkisë: Duken po është dritë.
Kryetari i Bashkisë: Për ty kam dalë. Për të t’pa ty kam dalë.
Denoncuesja: Po mirë, po ku di unë si më shef ti, ndoshta nuk të pëlqej.
Kryetari i Bashkisë: Jo po të shof me vëmendje, a je ajo që kam mendu unë apo s’je?
Denoncuesja: Ou? Hë një herë si të dukem?
Kryetari i Bashkisë: Jo keq, mirë.
Denoncuesja: Mirë, jo keq hë?
Kryetari i Bashkisë: Më mirë do të shof aty te dhoma, do të shof më hollësisht
Denoncuesja: Ku?
Kryetari i Bashkisë: Te dhoma
Kryetari i Bashkisë: Eh ç’na vonoi kjo rrugë. Mezi po pres sa të shkoj në hotel.
Denoncuesja: Si?
Kryetari i Bashkisë: Mezi pritsha të shkoj në hotel, po po më vonon rruga.
Denoncuesja: Varja.
Denoncuesja: Hajde bosi.
Kryetari i Bashkisë: Hajde bosi, hajde kosi, hajde shpirti, hajde shpirti. Hajde zemra.
Denoncuesja: Ka njerëz këtu? Po me m’pa kush? Ta hap derën, të dal?
Kryetari i Bashkisë: Tani mund të dalësh.
Denoncuesja: A ka njerëz?
Kryetari i Bashkisë: Hiqi këpucët e hajde këtu.
Denoncuesja: S’duron hiç, o zot, ç’paske qenë.
Intervista me gazetarin
– Si ike nga hoteli?
Ika duke u justifikuar në mënyra të ndryshme edhe…
– Si reagoi?
Më tha që mos ta takoja më.
– E kuptoi që po e filmoje?
Jo.
– Pse ju tha që mos ta takonit më?
Sepse nuk arriti atë që deshi.
PD: Neveri për abuzimin ordiner të zyrtarëve të pushtetit të Edi Ramës
Partia Demokratike shpreh neverinë për abuzimin ordiner të zyrtarëve të pushtetit të Edi Ramës. “Partia Demokratike shpreh neverinë për abuzimin ordiner të zyrtarëve të pushtetit të Edi Ramës. “Pamjet filmike të transmetuara dje në “Ora News”, ku kryetari i Bashkisë së Peshkopisë, Shukri Xhelili kërkon favore seksuale në këmbim të një vendi pune janë një dëshmi më shumë se ku është zhytur shteti i Edi Ramës. Shtet i trafikantëve të drogës dhe prostitucionit, falsifikatorëve, gjobëvënësve, kriminelëve e tashmë dhe funksionarë publikë që shfrytëzojnë mjerimin e grave dhe vajzave ku i ka zhytur kjo qeveri për t’u kërkuar favore seksuale në këmbim të një vendi pune. Rasti i kryebashkiakut të Peshkopisë nuk është i vetmi, por pason atë të sekretarit të Koço Kokëdhimës, Agron Cane në Sarandë, të shefit të policisë së Velipojës, Ernest Paluku dhe të Luiza Tabakut në Lushnjë, ç’ka tregon se çfarë kriteresh ka kjo mazhorancë për të ofruar vende pune” thuhet në reagimin e PD.