Qytetarët shqiptarë ndihen çdo ditë e më shumë të pambrojtur dhe të dhunuar nga zyrtarët dhe qeveritarët e majtë.
Prej disa ditësh qytetarët pranë Ministrisë së Shëndetësisë, kanë denoncuar një ndërtim pa leje, por deri tani nuk është marrë asnjë masë nga Policia bashkiake.
Sipas qytetarëve, ndërtimi i përket një ish-ministri të Partisë Socialiste. Denoncimi i qytetarëve është bërë publik nga kreu i këshilltarëve të djathtë në Bashkinë e Tiranës, Kreshnik Çollaku.
Ja çfarë shkruan Çollaku:
Ndertim pa leje ne mes te Tiranes, ne hyrjen e baneses se Ministres se Shendetesise.
Banoret tregojne se ndertimin po e kryen nje ish minister socialist.
Banoret njoftojne policine bashkiake, inspektoratin e ndertimit, policine e shtetit.
Policet vijne,pershendeten me ndertuesit abuziv dhe largohen duke nderuar.
Banoret nuk e dine se kur ndertojne pa leje qeveritaret,miqte apo klientet e tyre…ligji nuk ka vlere dhe Abuzimi eshte Ligj!!!