Në farmacitë shqiptare tregtohen edhe barna, të cilat janë të paregjistruara dhe që sillen në Shqipëri në mënyrë kontrabandë. Konkretisht bëhet fjalë për dy medikamente Flagyl dhe Advil. I pari, përdoret për parazitët dhe i dyti, për dhimbje të trupit gjatë gripit.
Emisioni investigativ “BOOM” në RTV “Ora News” bëri një vëzhgim në disa prej farmacive të Tiranës dhe rezultoi se këto medikamente i gjeje, pavarësisht se disa farmaci nuk i kishin.
Këto barna gjenden në tregun shqiptar edhe pse, sipas ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj ulin efektshmërinë nëse janë të paregjistruara.
“Barnat të ofruara në mënyrë informale rrezikojnë shëndetin dhe jetën e pacientit. Shmangia e rrugëve normale dhe të kontrolluara bart rrezikun e përdorimit të barnave të falsifikuara si dhe rrezikun e uljes së efektshmërisë, nëse barnat tregtohen jashtë zinxhirit të kontrollit dhe të sigurisë së barit”, u shpreh ministri Beqaj.
Kamera e emisionit “BOOM” pyeti edhe Agjencinë Kombëtare të Barnave, e cila konfirmoi se mes ilaçeve që nuk lejohen të tregtohen në farmacitë shqiptarë janë Flagyli dhe Advili.
Por ja çfarë ndodh në farmacitë shqiptare:
Farmacia 1
Gazetari: Flagyl ke?
Farmacistja: Jo nuk kam, vetëm po ta gjesh kështu…
Gazetari: Kokrra ke?
Farmacistja: Me emrin Flagyl, që të lexojë Flagyl jo.
Gazetari: Nuk ka.
Farmacistja: Jo
Gazetari: E kanë hequr?
Farmacisjta: E kanë hequr, nuk vjen më, vetëm kontrabandë e gjen, mund ta gjesh.
Gazetari: Ku mund ta gjej?
Farmacisjta: Andej nga spitalet shif njëherë se mund ketë farmaci që mund ta mbajnë
Farmacia 2
Gazetarja: 10 kokrra Advil desha.
Farmacistja: 2 mijë lekë kushtojnë.
Gazetari: Mirupafshim.
Farmacia 3
Gazetari: Më jep 10 kokrra Advil.
Farmacistja: Nuk ka sepse është preparat që nuk qarkullon në Shqipëri, e miratuar nga ministria. Në Amerikë, Kanada qarkullon.
Gazetari: Dmth e ka heq ministria këtë?
Farmacisjta: Nuk është me pullë, në kuptimin që nuk është i miratuar për t’u tregtuar në Shqipëri advili. Ka mënyra të tjera që marrin guximin ca e tregtojnë, por …
Farmacia 4
Gazetari: Më jepni 10 kapsula Advil.
Farmacistja: Advil sa do?
Gazetari: 10.
Farmacia 5
Gazetarja: Advil ju lutem.
Farmacistja: Advilët janë amerikanë me shishe të mëdha, janë me 100 kokrra
Gazetarja: 10 kokrra?
Farmacistja: Xhel apo kokërr?
Gazetarja: Kokërr
Farmacistja: Të hapura?
Gazetarja: Po.
Farmacistja: Këto janë konfeksione të mëdha.
Gazetarja: Këto janë amerikane mos gaboj.
Farmacistja: Qetësues, dhimbje koke, dhimbje trupi, menstruale, reumatizmale.