Skandal! KLGJ nuk zbardh vendimin prej 15 muajsh për 3 gjyqtarë, gazetari: Çfarë po fshihet për Sokol Sadushin?

Gazetari Flamur Vezaj shkruan në një reagim në faqen e tij sociale se, Këshilli i Lartë i Gjyqësorit nuk po zbardh Vetingun për anëtarët e tij. Reagimi i tij vjen në kohën kur KLGJ po u kërkon llogari gjyqtarëve të tjerë për shkelje. Sipas tij, diçka fshihet pas kësaj historie.

Reagimi i plotë i gazetarit Flamur Vezaj

Anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor nuk zbardhin vendimet e “vetingut” për tre anëtarët e Gjykatës së Lartë, të emëruar që në mars të vitit 2020!

Në kohën kur anëtarët e KLGJ-së i bëjnë gjyqin dhe i kërkojnë llogari gjyqtarëve për shkelje të ndryshme mes tyre, edhe për vonesat në zbardhjen e vendimeve, ata vetë edhe pse me kohë të plotë në punë dhe me ndihmesa, nuk zbardhin edhe pas 15 muajve vendimin e “vetingut” për tre gjyqtarët Edvin Pupe, Ilir Panda e Sokol Sadushi!

Pse nuk i publikohet këtyre vendimi i vlerësimit në kriterin e pasurisë, profesionalizmit dhe integritetit!? Cili është vlerësimi i anëtarëve për këta tre gjyqtarë? Çfarë pasurie kanë!?? Ku kanë punuar ndër vite?? Pse 4 gjyqtarëve të emëruar nga radhët e gjyqësorit iu publikua menjëherë vendimi dhe Pupës, Pandës e Sadushit jo?!

Çfarë po fshehin anëtarët e KLGJ-së!? A kanë probleme me pasurinë këta tre gjyqtarë!? Çfarë pronash dhe nga sa para kanë!?

Për Panden dhe Pupën ndoshta do merrem një ditë tjetër, por vendimi i vetingut për Sokol Sadushin ka shumë rëndësi se është njëri nga autorët e reformës (i vendosi kriteret për vete), katapultoi ne sistem dhjetëra gjyqtarë e prokurorë nga Shkolla e Magjistraturës!?

Çfarë probleme me pasurinë ka!!? A ka të njëjtin problem siç kishte bashkëshortja e tij Edlira Peti, gjyqtare në Apel ku njeri prej anëtarëve të KPK-se kërkoi shkarkimin e saj për mosjustifikim të pasurisë?? Pse OMN-ja nuk u ankua për këtë rast!?

Po Komisioneri Publik pse nuk e ankimoi vendimin për Petin në KPA!? Pse favorizohet ky personazh!? Ju do thoni, pse pikërisht këtë? Po ky është eksperti lartë i reformës që u “betua” se nuk do marrë poste pas reformës dhe nuk e mbajti fjalën! Ndërkohë të gjithë gjyqtaret e prokurorët që kalojnë në KPK e KPA, vendimi i tyre publikohet deri në qindarkë!

Pra KLGJ-ja kërkon llogari, ndërsa vetë nuk jep duke fshehur vendimet e vlerësimit për këta tre gjyqtarë!

Peshku qelbet nga koka.

Exit mobile version