Në këto foto shikohen një set makinash të reja të policisë së shtetit. Firma e këtyre makinave është Range Rover dhe nga një kërkim i thjeshtë në internet e kupton se vetëm një prej tyre kushton jo pak, por plot 90 mijë euro.
Vetëm në këtë foto numërohen 10 të tilla. Po sa po shpenzon qeveria për këtë luks? Ndërkohë ajo që konstatohet është se deri tani, qeveria nuk ka akorduar asnjë fond ndihme për të mbijetuarit e tërmetit.
Kur kanë kaluar 7 ditë nga rënia e tërmetit, janë mbi 5600 qytetarë që strehohen në çadra ndërkohë stina e dimirit ka nisur me temperatura të ulta dhe reshje shiu të dendura që çadrat ku strehohen të prekurit nga tërmeti nuk mundet që ti përballojnë.
Ndërkohë që Rama kërkon lart e poshte fonde për tërmetin, ajo që konstatohet në Shqipëri është luksi që Rama i lejon vetes në qeveri duke blerë makina të shtrenjta për policinë që nuk i kanë as vende anëtare të BE të tilla makina.
Strategjia e Ramës po bëhet e qartë nga dita në ditë. Ai nuk o të ndajë asnjë kacidhe për të prekurit nga tërmeti, ndërsa do të vijojë të najë me oligarkët 150 milionë eurot. Çdo gjë e pret nga ndihma nga jashtë ndërkohë që edhe në këtë rast ajo që paralajmërohet nga shumica e qytetarëve është se ai kërkon të abuzojë edhe me këto ndihma.