Skandal me laboratorin e drogës në Has, si liroi Policia pas arrestimit njërin nga organizatorët kryesorë

Aksioni i policisë shqiptare në Has i cili u trumbetua si një nga arritjet më të mëdha të uniformave blu, ishte blof që në fillim, pasi u arrestuan vetëm disa fshatarë, një i moshuar 76 vjeç si dhe një grua.
Pas hetimeve doli në dritë se emri i një prej organizatorëve kryesorë ishte Admir Hoxha i cili ishte arratisur.
Por sot Lapsi.al, ka arritur të zbulojë disa të dhëna mjaft interesante mbi dinamikën e ngjarjes mbi operacionin e policisë në fshatin Begovë të Hasit.
Pikërisht në 18 tetor, ditën që u bë dhe ndërhyrja e forcave speciale në Has, në pikën kufitare të Morinës u ndalua shtetasi Naser Adem Gashi, mbi të cilin kishte një vendim Gjykate në Tiranë ku ai ishte i dnëuar me 7.4 vite burg.
Në momentin e arrestimit në Morinë Gashi, ishte duke lëvizur me dokument të rremë nën identitetin e Samir Bula.
Burime nga policia tha për Lapsi.al se sapo zbuluan se Gashi ishte në listën e personave në kërkim, policia kufitare e Morinës i vuri prangat dhe e dorëzoi në Drejtorinë e Policisë së Qarkut, Kukës.
Skandali qëndron në atë që ndodhi me të arrestuarin në Drejtorinë e Policisë së Kukësit. Gashi nuk u dërgua në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, ku duhej të niste vuajtjen e dënimit, por në rrethana të dyshimta, u la i lirë.
Arsyet se pse u lirua Naser Adem Gashi janë ende të paqarta, por gjasat janë se policët e Kukësit nuk e dinin se kishin në qeli një person me rrezikshmëri të lartë, pjesë e operacionit të forcave speciale në Has. Pavarësisht kësaj, Naser Gashi duhej dërguar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, sepse mbi të rëndonte dënimi me mbi 7 vite burg për trafik droge.

Kur policët e Kukësit kuptuan se kishin lënë të lirë një nga kokat e trafikut të drogës ishte tepër vonë. Të dhënat e Naser Gashit janë rikthyer këto ditë në të gjitha pikat kufitare me shpresën se ai do të arrestohet sërish, por deri tani nuk ka asnjë rezultat. Në faqen e policisë së shtetit, Naser Gashi rezulton ende në listën e personave në kërkim.
I njëjti burim tha për Lapsi.al se po tentohet që skandali të mbahet i fshehtë, por mjafton të kontrollohen regjistrat e ndalimit të datës 18 tetor në pikën kufitare të Morinës, për të kuptuar se një nga organizatorët e trafikut të heroinës në Has ishte në duart e policisë dhe u la i lirë, vetëm disa orë më pas.
Madje drejtues të Policisë së Shtetit kanë udhëtuar drejt Kosovës këto ditë, për të kërkuar me ngulm nga kolegët kapjen e Gashit dhe mbylljen e skandalit në heshtje. Në laboratorin e heroinës në fshatin Brenogë të Hasit u
Në operacionin e Hasit, morën pjesë rreth 1.500 forca policore operacionale, FNSH, RENEA dhe nga efektivë nga Policia lokale. Aty u sekuestruan 182.5 kg morfinë dhe 22 litra lëndë e lëngshme, që përdoreshin për prodhimin e heroinës.
Kjo lëndë dyshohet se ka ardhur nga Turqia. Me ndihmën e disa shtetasve nga Gjakova, të identifikuar nga policia, ajo mbërrinte në këtë fshat të Hasit ku kthehej në heroinë. Dyshimet e policisë janë se me pas ajo transportohej për në Durres me destinacion final vendet e Evropës.

auto Captufvfgvfffre1540924818

Exit mobile version