Skandal diplomatik në Ambasadën e Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ambasadori i Shqipërisë në Uashington DC Ervin Bushati akuzohet se është larguar nga banesa ku qëndronte pa kryer pagesën e qirasë. Denoncimi i rastit është bërë nga Artur Elezi, pronari i banesës, i cili shkruan në Facebook se kryediplomati i Shqipërisë në SHBA është “zhdukur”.
Sipas Elezit, Ambasadori Bushati nuk hap telefonin, ndërsa as stafi i tij nuk përgjigjet duke e bërë rastin akoma më të çuditshëm. Bushati ka pasur një kontratë me Elezin deri në fund të vitit, por nuk ka paguar as qiranë e nëntorit dhe as të këtij muaji. Artur Elezi shkruan se çelësin e banesës ia ka dorëzuar një shofer i selisë diplomatike në Uashington.
Denoncimi:
Sjellje te cuditshme te Ambasadorit Shqiptar ne Uashington DC! Zoti Ervin Bushati eshte qeraxhiu yne me kontrate deri ne fund te vitit. Diku nga fillimi i nentorit na dergon pagesen e muajit me nje cek te pafirmosur. E veme re pas ca ditesh dhe i vemi ne shtepi qe t’a firmose. Per habi shtepia eshte bosh! Pas ca ditesh shoferi i Ambasades na sjell celesin e shtepise. Ambasadori vete eshte zhdukur pa bere pagesen, madje nuk i pergjigjet as telefonit! U shkruajme ca kolegeve dhe eproreve te ambasadorit, deri ne kupole. Heshtje e plote, edhe ata jane zhdukur. C’ti themi kesaj?! Askush nuk duhet te sillet ne kete menyre, vecanerisht perfaqesuesi me i larte i qeverise ne Uashington DC.