Një tjetër skandal është denoncuar nga ish-Kryeministri Berisha në shkollat shqiptare. Berisha ka reaguar pas një mesazhi të marrë nga një qytetar nga Kukësi, i cili shkruan se, nxënësit janë urdhëruar të vendosin shamitë e kuqe të pionierëve të Enverit në gjimnazin “Havzi Nela”.
“Edvin Kristaq Rama urdhëron vendosjen e shamive të kuqe të pionierëve të Enverit në gjimnazin ‘Havzi Nela’!
Lexoni mesazhin dhe shikoni fotot e qytetarit dixhital”, shkruan Berisha në Facebook.
“Doktor përshëndetje.
Në sinkron me lajmin që ju publikuat në profilin tuaj për shamitë simbol të pionierëve të Enverit, ky fenomen është shfaqur hapur edhe në Gjimnazin “Havzi Nela” në Kukës”, shkruan qytetari.
Nostalgjia që kjo qeveri ka për të shkuarën komuniste dihet prej kohësh, por kulmi ka arritur ditën e 1 qershorit, ku fëmijët e shkollave janë detyruar sot të parakalojnë në kuadrate para kryeministrisë, siç bënin dikur shqiptarët para diktatorit Hoxha.
Rama dhe Ruçi detyruan fëmijët të parakalojnë para Kryeminsitrisë dhe para Kryesisë së Kuvendit ashtu si në kohën e dikatorit dhe si në Korenë e Veriut.
Vendi ku ish-ministri i sigurimit të komunizmit është drejtues parlamenti, ish-hetuesi është ministër i brendshëm dhe i biri Kristaqit kryeminister i ngjante Koresë së Veriut.