Skandal, Plarent Ndreca fshin serverat që heton Prokuroria

Sekretari i Pergjithshem i Ministrise se Arsimit, Plarent Ndreca, duke folur gjate nje konference shtypi, ku ka bere publike shkeljet ligjore te tre institucioneve te arsimit te larte privat, per te cilat atyre iu eshte hequr licensa./r/n/r/nSecretary General of the Ministry of Education, Plarent Ndreca, speaking during a press conference.

Ish-Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Arsimit, Plarent Ndreca është futur fshehurazi në zyrë bashkë me dy persona të tjerë për të fshirë serverin që po hetohet nga Prokuroria, ndërsa policia nuk ka ndërhyrë. Denoncimi është bërë nga ish-Kryeministri Berisha pas marrjes së një mesazhi nga një zyrtar i Ministrisë së Arsimit. Berisha ka publikuar mesazhin e një zyrtari të Ministrisë, i cili thotë se ndjehet i kërcënuar nga Ndreca dhe banditët e tij. “Sekretari i Përgjithshem i mafies së ndrikull Vilës, Plarent Ndreca, fshin serverat që kërkon Prokuroria. 10 çuna krimi bëjnë sehir apo i mbajnë ison banditit tek MAS!”, shkruan Berisha.
“Përshëndetje doktor, jam punonjës i Ministrisë së Arsimit për shërbimet mbështetëse. Sot, jam kërcënuar, fyer dhe shtyrë me duar nga ish-Sekretari i Përgjithshëm, Plarent Ndreca, i cili edhe pse i pezulluar ka hyrë në institucion nga dera e pasme e emergjencës. Sot 2 persona kanë hyrë në institucion me forcë, duke u futur në zyrën e tij dhe kanë refuzuar të identifikohen, ndërkohë që një të tretë arrita ta ndaloja. Thirra në ndihmë policinë dhe policia ka ardhur në institucion dhe ka hyrë në zyrën e tij. Ndërkohë 10 policë kanë rrethuar ministrinë dhe asnjë nuk përgjigjet për sigurinë e institucionit.
Çdo gjë është e filmuar nga kamerat e sigurisë, por Plarent Ndreca po fut në zyrën e tij njerëz që t’i fshijnë serverat, duke qenë se këtu ka ardhur dje Prokuroria për të kërkuar materiale. Ndihem i kërcënuar në vendin e punës dhe ju shkruaj që ta bëni publike, se tani s’kam ku të ankohem më”, shkruan zyrtari i Ministrisë së Arsimit.
Prokuroria ka nisur hetimet ndaj ish-Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Arsimit, Plarent Ndreca, që më datën 12 qershor. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë, i ka dërguar një letër Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, ku kërkon informacion, Plarent Ndrecën dhe Dorina Lacin. Prokuroria ka nisur hetimet ndaj tyre më datën 12 qershor, ndërsa më datë 13 qershor ministrja e Arsimit, Mirela Karabina, pezulloi nga detyra Sekretarin e Përgjithshëm, Plarent Ndreca.
Gjithashtu, ministrja i kallëzoi në Prokurori shtetasit Plarent Ndreca dhe Dorina Laci të dyshuar për kryerjen e veprës penale të “goditjes për shkak të detyrës”. Sipas saj, këta shtetas dyshohet se kanë qenë të pranishëm në ambientet e shkollës së mesme “Shote Galica”, Fushë-Krujë në kohën kur aty po zhvillohej provimi i Maturës Shtetërore, të pa pajisur me autorizim nga autoritetet përkatëse.
Prokuroria kërkon informacion nga Ministria e Arsimit, nëse Plarent Ndreca dhe Dorina Laci kanë qenë të pajisur me autorizim për të qenë të pranishëm në shkollë dhe nëse po të vihet në dispozicion autorizimi.
Plarent Ndreca u pushua nga detyra e Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Arsimit më datën 13 qershor një ditë, pasi Prokuroria e Krujës kishte nisur hetimet për nxjerrjen e testit të provimit të Gjuhë-Letërsisë në Gjimnazin e Fushë-Krujës. Prokuroria e Krujës bëri të ditur, se kishte nisur hetimet ndaj tij dhe punonjëses së kësaj ministrie, Dorina Laci.
Ndreca akuzohet edhe për nxjerrjen e tezës së provimit maturantëve në Shkollën e Mesme të Fushë-Krujës në këmbim të votës për Partinë Socialiste. Po ashtu, dy ditë më parë u nxor edhe teza e provimit të Matematikës për Maturën Shtetërore. Teza u është dhënë nxënësve para provimit në këmbim të votës për Partinë Socialiste. Teza e provimit ka dalë në rrjetet sociale, ndërsa maturantët po kryenin testimin. Gjimnazistët e Tiranës pohuan se ishte versioni i saktë. Pesë faqet e testit ishin fotografuar nga vetë nxënësit dhe rreth orës 11:00 i kanë shpërndarë në rrjetet sociale.

R.POLISI

Exit mobile version