Skandal! Po ndërtonte murin rrethues me leje nga Bashkia, arrestohet

Një qytetare nga Fushë Kruja është arrestuar nga policia pse po ndërtonte murin rrethues të pronës së saj, ndonëse kishte marrë leje nga Bashkia. Shtetases Dhurata Karaj në Fushë Krujë i ishte shembur muri rrethues i objektit nga përmbytjet. Pas kësaj ngjarje, ajo ka vajtur në bashki për të bërë deklarimin, sipas ligjit të rindërtimit të tij. Bashkia i ka miratuar lejen më dt 15.02.2017 dhe ditën e djeshme ka nisur ndërtimin e murit rrethues.
Gjatë kryrjes së punimeve ka shkuar policia e rajonit Fushë Krujë dhe ka pezulluar punimet. Po ashtu, policia ka ndaluar pronaren me pretekstin se ka bërë kallëzim ndaj saj Mereme Sela. Në fakt kufitare është një tjetër person, Myftar Gdheli. Policisë i është dorëzuar leja e ndërtimit e lëshuar nga Bashkia, por mesa duket policia nuk do t’ia dijë për ligjet e shtetit. Kjo është shkelje flagrante e ligjit jo vetëm nga policia, por edhe nga prokurori i çështjes, Bujar Çiçi.
Në vendimin e Bashkisë Krujë thuhet se, ju mund të kryeni punimet dhe të ktheni territorin përreth në gjendjen e mëparshme.  “Në përgjigje të kërkesës tuaj të depozituar pranë Bashkisë Krujë me nr.556 port. Dt. 06.02.2017 për lejimin e riparimit të murit rrethues për pronën tuaj (për shkak të përmbytjeve të fundit) e vërtetuar me Çertifikatë Pronësie ju bëjmë me dije se: Bazuar në ligjin nr: 107/2014. dt.31.07.2014 “Për Planifikimin dhe Zhvillimin e Territorit”, i ndryshuar si dhe VKM 408, dt.13.05.2015 “Për miratimin e Rregullores së zhvillimit të terroritorit”, i ndryshuar neni 6 pik i, ju mund të kryeni punimet dhe të ktheni territorin përreth në gjendjen e mëparshme”, thuhet në vendimin e Bashkisë Krujë firmosur nga kryetari Artur Bushi, por mesa duket policia nuk njeh vendimet dhe ligjet e shtetit. Policia s’lejon ndërtimet pa leje të njerëzve të afërt të pushtetarëve dhe u prish ndërtimet e ligjshme njerëzve hallexhinj.

Exit mobile version