Egon Velaj, ish-kreu i ALUIZNI-t në Vlorë është emëruar sot në krye të burgut në këtë qytet.
Velaj që raportohet se është i afërm i deputetit Fate Velaj, rezulton se ka në ngarkim një proçedim penal për shpërdorim detyre gjatë kohës që mbante funksionin e Drejtorit të ALUIZNI-t në qytetin e Vlorës.
Mediat kanë publikuar shpesh herë denoncime në drejtim të Velajt, që më pas duket se janë hetuar edhe nga prokuroria e cila në shkurt të 2019 e ka nxjerrë fajtor dhe kërkon dënimin me 8 muaj heqje lirie.
Seanca e rradhës në ngarkim të tij zhvillohet më 21tetor, por duket se kjo situatë nuk e ka penguar aspak ministren e Drejtësisë dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve, që të emërojnë Egon Velajn në krye të burgut të Vlorës.
Seanca e radhës për dhënien e vendimit, nga gjyqtare Atalanta Zeqirja, Gjykata e Rrethit Vlorë, është caktuar në datën 21 tetor 2019.
Në prokurorinë e Vlorës janë të regjistruara rreth 3 denoncime të tjerë për legalizimet e jashtëligjshme që ai ka bërë, gjatë kohës që drejtonte ALUIZNI-n.