Ndërmarrja e Ujësjellësit të Tiranës rezultoi me fitim 1.2 miliardë lekë (para taksave) ose rreth 10 milionë euro gjatë vitit 2018, nga 4.3 milionë euro vitin e mëparshëm, me më shumë se dyfishim.
Sipas të dhënave zyrtare të kompanisë të raportuara nëbilanc për vitin 2018 të ardhurat në total janë 4,5 miliardë lekë me një rritje 38 % në raport me vitin 2017, që ka ardhur kryesisht si rrjedhojë e shtrenjtimit tëtarifave të ujit.
Shpenzimet totale për vitin 2018 ishin 3,3 miliardë lekë me njërritje 20.9% në raport me vitin 2017 kryesisht si pasojë e rritjes së shpenzimeve për faturat e prapambetura të energjisë ndaj OSHEE-së.
Sipas shpjegimeve që kanë shoqëruar bilancin e kompanisë, fitimet e shoqërisë janë rritur me 131% në vitin 2018 krahasuar me 12-mujorin e 2017. Ky rezultat vjen si pasojë e rritjes së të ardhurave nga viti 2017 në2018 me 1,2 miliardë lekë.
Sipas shpjegimeve të vetë ndërmarrjes kjo rritje e fitimit bazohet në shtrenjtimin e çmimit të ujit, dhe përfitimit te një niveli më të lartë të të ardhurave.
Me janar të vitit 2018 çmimi i ujit të pishëm u rrit 65 lekë/m3 nga 45 lekë për m3, që ishte më parë, ose 44% më i shtrenjtë.
Në vitin 2017 kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj arsyetoi se kishte propozuar rritjen e çmimit të ujit që të sigurojë në të ardhmen investime që e furnizojnë me 24 orë ujë Tiranën. Kryetari i Bashkisë së Tiranësu shpreh se rregullimi i çmimit të ujit me 20 lekë për konsumatorët familjarë do mundësojë shëndoshjen financiare të UKT-së, për t’i hapur rrugë investimeve të mëdha e të nevojshme për t’u siguruar që pas 5 vitesh qytetarët të kenë 24 orë ujë në rubinet.
Por siç shihet nga të dhënat e vitit të parë pas rritjes së çmimet të ujit ndërmarrja e Tiranës ka rezultuar me një normë fitimi 26%, disa herë më e lartë se norma e fitimit në sektorin privat që nuk është më shumë se 7%. Kjo do të thotë se për çdo 100 lekë të paguara nga qytetarët për ujin, 26 lekë janë fitim i ujësjellësit.
Ndërmarrjet publike që ofrojnë shërbime utilitare nuk kanë qëllim fitimet, për ofrimin e shërbimeve cilësore. Në vendet e tjera ndërmarrje të tilla rezultojnë me fitime afër zeros, pasi shteti i mban në pronësi këto shërbime për të mos rënduar qytetarët.
Ujësjellësi i Tiranës vendosi të transferojë në fitim rritjen e çmimit të ujit dhe jo në investime, siç u premtuakur u vendos rritja e tarifës së ujit me gati 45% në fillim të vitit të kaluar.
Sipas raporti të drejtimit të brendshëm, investimet totale në 2018-n ishin 1.8 miliardë lekë, nga 3.4 miliardëlekë të planifikuara, ose 54% më pak. Mosrealizimi më i lartë ishte në zërin “montim-ndërtim”, me 19%. Sipas raportit, realizimi me 19% ka ardhur si rezultat sepse kontratat dhe punimet për projektin e financuar nga BERZH kanë filluar në fund të vitit 2018 dhe faturat nga operatorët lëshohen në vitin 2019.
Sipas raportit, Humbjet e ujit janë planifikuar 60% dhe kanë arritur ne vlerë 61%. Kjo vjen si rrjedhojë erealizimit të faturimit në masën 93% dhe realizimi i prodhimit të ujit është 97%, pra realizimi i faturimit është më i vogël se realizimi i prodhimit. Raporti thekson që Humbja në rrjet vjen nga mosfaturimi i ujit të prodhuar për arsyet si më poshtë vijon :
o Lidhjeve të paligjshme në linjat e transmetimit .
o Rrjedhjeve në rrjetin shpërndarës
o Riparimeve të kryera në linjat e transmetimit ose në rrjetin shpërndarës.
Ujësjellësi Tiranë krijoi një ndërmarrje të re në shtator 2017, bazuar në ndarjen e re territoriale. Në tabelën përfundimtare në bilancin 2018 janë paraqitur të plota të ardhurat e 2018-s, ndërsa krahasimi me 2017-n është kryer në raportin e drejtimit të brendshëm.