Skandal! Veliaj emëron drejtor të Tatimeve në Bashki një person me dëftesë fallco

Veliaj ka emëruar një nga drejtorët në Bashkinë e Tiranës me dëftesë dhe dokumentacion shkollor të fallsifikuar. Denoncimi është bërë nga një ish-punonjës tatimor, i cili i ka shkruar ish-Kryeministrit Berisha.
Denoncuesi shkruan se, ndaj këtij personi është bërë kallëzim penal por ka arritur të shmangë ndjekjen penale për cështje afatesh ndërkohë që mban detyrën e drejtorit operacional në Tatimet e Bashkisë e Tiranës.
Zoti Berisha shkruan me ironi se “fallsifikimet janë si meritë për emërimet nga Erjon Veliaj.
Postimi i plotë i ish-Kryeministrit Berisha
Fallsifikimi si merite per emerime nga Lal Plehu!
Qytetari dixhital denoncon:
Drejtori i tatimeve ne Bashki me dokumenta te fallsifikuar! sb
“Doktori pershendetje! Une qe po ju shkruaj jam nje ish punonjes i Drejtorise Pergjithshme te Tatimeve. Ju bej me dije se : Shtetasi Kujtim Nanaj aktualisht drejtor Operacional Ne Tatimet e Bashkise Tirane, ka konsumuar vepren penale te falsifikimit te dokumentacionit shkollor, fakt ky qe provohet me vendimin e pushimit te procedimit penal nr prot, 8205 date 23.01.2015. Ne ate kohe ushtronte detyre funskionale ne Drejtorine e pergjithshme te Tatimeve. Kjo e fundit depoziton kallzim ne prokurorine e gjykates shkalles se pare dhe ka shmangur ndjekjen e vepres penale vetem se ka kaluar afati 5 vjecar i kryerjes se ksaj vepre deri ne marrjen e te pandehurit. Po ju dergoj kopje te procedimit. Faleminderit! Anonim ju lutem!”

Exit mobile version