Skandali/ 3 vjet që punon në bashki, Rama e paraqet si studente ekselente dhe e “punëson”!

Një rast flagrant mashtrimi ka dalë në pah sot nga takimi që kryeministri Edi Rama zhvilloi me studentët e ekselencës, që konsiderohen fitues për vendet e punës në administratë.
Një e re e pranishme, Enkelana Shala ka marrë mikrofonin dhe ka falenderuar kreun e qeverisë për mundësinë që i dha, duke ‘prekur” zemra, por nuk ka kaluar shumë që portreti i dlirë të shfaqej si mashtrimi i radhës i qeverisë në media.
Belind Këlliçi, kreu i FRPD, nuk ka vonuar t’ia çjerrë maskën, teatrit politik të Ramës.
“Ekselentja që ka 4 vjet në punë – shkruan me ironi, Këlliçi – Kur as rrena s’të bën më derman! Platforma “Punë të Mbarë” sjell mashtrimin e rradhës të Edi Ramës, – vëren ai. – Ekselentja Enkelana Shala, që foli e mallëngjyer e me fjalë të ëmbla përpara Liderit Suprem që i gjeti punë për shkak të meritës, rezulton prej tetorit 2016 e punësuar në bashkinë e Lali Erit, në Ndërmarrjen nr.3 të Punëtorëve të Qytetit.
Në 2015, ndërkohë, ka bërë “intership” pranë Ministrisë së Jashtme.
Aktivitetet e Ramës “t’u hedhim hi syve shqiptarëve” nuk e shpëtojnë dot më! Koha ka ardhur për ta shembur njëherë e mirë sistemin e gënjeshtërt, që ka ngritur Edi Rama në çdo qelizë të qeverisë e në çdo cep të vendit. Bashkë me datë 16 mars, për t’i dhënë shpresë çdo të riu shqiptar!”

1 15

2 15

3 14

4 10

 

Artikulli paraprakKërkesa e Zidan ndaj Perez: Mos shit Marcelon!
Artikulli tjetër16 marsi betejë për qytetarët jo për pushtet, 290 mijë ushqehen vetëm një herë në ditë