Skandali! 9-vjeçari futet në aktivitetin e LGBTIQ-së, policia nuk ndërhyn

Përmes një posteri që qarkullonte në rrjetet sociale javët e fundit, lajmërohej një shfaqje me titull “Drag Show” me personazhe si Vezirja, Diva Drag, Lina Galore, Sasha de Fierce, Sulltanesha Turkan dhe Queen Klea.

E përbashkëta e tyre është që të gjithë janë djem, të transformuar si vajza.

Prej kohësh këta personazhe, përhapin përmes videove dhe fotove nga performanca apo aktivitete të ndryshme, mesazhe të transformimit gjinor, që sipas tyre i bën ata të veçantë dhe të famshëm.

Aktiviteti u organizua nga OMSA, organizatë jofitimprurëse që mbron të drejtat e komunitetit LGBT, Bashkia Tiranë, Delegacioni Europian, e të tjerë, dhe u mbajt në datën 13 tetor në ambientet e Tulla Culture Center në Tiranë.

Sapo panë lajmërimin për shfaqje gazetarët e “Xhadave” u interesuan për të mësuar se cila ishte grupmosha e lejuar për të marrë pjesë në to.

Në telefonatën me një nga punonjëset e vendit ku do të zhvillohej shfaqja, “Tulla Culture Center” ajo thotë se organizatorët nuk kanë vënë kufij për moshën e spektatorëve dhe marrja e fëmijëve nuk ndalohet, ndonëse mund të jetë e papërshtatshme.

Ndërkohë që kamerat e fshehta të “Xhadave”, futën pa asnjë problem një fëmijë nëntë vjeç në sallën ku do të zhvillohej shfaqja.

Pak para nisjes se tij poshtë godinës ku do të mbahej aktiviteti u shfaqën tre punonjës policie. Ata u shprehën se janë lajmëruar prej përfaqësuesve të LGBTIQ për aktivitetin dhe janë aty për t`i garantuar sigurinë dhe shmangur ndonjë konflikt.

Pyetjes së gazetarëve nëse në aktivitet duhet të lejoheshin fëmijët, policët ju përgjigjën jo, por hezituan të ndërhynin në momentin kur mësuan se brenda kishte një të mitur, vetëm 9 vjeç. Ndonëse qëndroi për gati gjysmë ore brenda, askush nuk u shqetësua për prezencën e fëmijës. “Xhadat” u kujdesën ta nxirrnin vetë të miturin përpara se shfaqja të niste.

Shfaqja u karakterizua nga performanca dhe fjalë banale, kërcime provokuese, pa mesazhe kulturore, pra, një shfaqje që duhet të ishte ndaluar për të mitur./MCN

Artikulli paraprakAkuzohen si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, GJKKO dënon me 11.2 vite pas hekurave Eri Seitin dhe Aurel Alimetën! Do të dërgohen në burg të sigurisë së lartë
Artikulli tjetër“Anija ushtarake u nis vetëm me 16 refugjatë drejt Shqipërisë”- BIRN: Mediat italiane e konsiderojnë blof testimin e parë të kampit të Gjadrit! Opozita italiane e konsideron propagandë me kosto të stërmadhe