Video/ Agjenti i inflitruar në protestën e opozitës, të vërtetën e zbulon vetë Policia

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka futur mes protestuesve një agjent policie të infiltruar për të ushtruar dhunë ndaj policisë dhe për të krijuar trazira para Parlamentit dhe për këtë të fajësohej opozita.
Ndërsa protestuesit u zhvendosën drejt KQZ-së, ku Sekretarët e Përgjithshëm të PD-së dhe LSI-së, firmosën në emër të partive për mospranimin e mandateve të deputetit, portali Dosja.al ka fiksuar një incident mes një efektivi policie dhe një personi, i cili mbante mbi supe flamurin amerikan, kishte kapuç në kokë dhe garza me mbishkrimin “Rama ik”.
Personi në fjalë pretendoi se ishte Agjent Sigurimi, por efektivi nuk e lejoi deri sa ai i tregoi një dokument me stemën e Republikës së Shqipërisë, siç mund ta shihni në fotot e shkrepura si dhe në video. Gjatë kësaj kohe, agjenti bëri një foto të tijën dhe të efektivit të policisë, si për presion se përse e ndaloi.
Pas kësaj, efektivi i kërkon edhe kartën e identitetit për të vërtetuar nëse është i njëjti person apo jo, e pasi gjithçka rezultoi e rregullt, e lejoi që të kalonte kordonin e policisë, agjentin e maskuar si protestues.
Këto infiltrime të këtyre personave si protestues, janë denoncuar edhe nga opozita, e cila pretendon se janë nxitës të dhunës në protestat e tyre.

Eshtë i njëjti person që u shfaq edhe gjatë protestës së opozitës më 16 shkurt para Kryeministrisë. 11 1
Siç mund të shihet fare qartë në fotot e mëposhtme, bëhet fjalë për të njëjtin person, që edhe në këtë protestë shfaqet me të njëjtën veshje si më 16 shkurt.
“Sipas burimeve konfidenciale nga brenda policisë, na behet e ditur se, në grupin që godiste derën e kryeministrisë midis protestuesve, në protestën e 16 shkurtit, një individ i veshur me xhup të kuq ka qenë i infiltruar i Policisë, civil. Dyshohet se vetë policia ka orientuar dhunën drejt derës së kryeministrisë për të justifikuar goditjen e turmës me gaz toksik”, do deklaronte më herët anëtari i Kryesisë së PD-së, Kreshnik Çollaku.
Dy raste që implikojnë rëndë Policinë e Shtetit dhe ministrin e brendshëm Sandër Lleshaj, të cilët deri tani kanë zgjedhur të heshtin…

 

 

 

Exit mobile version