Ish-Kryeministri Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari i cili shkruan se, kunata e ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati është punësuar si pegadoge jashtë çdo kriteri kokurimi.
Më tej qytetari shkruan se, për t’i hapur vend janë larguar dy profesorë T. Plangarica e B. Suta, nën kërcënimin e ndjekjes penale sepse nuk kishin kontratë meqënëse punoni jashtë Shqipërisë si lektorë.
“Kunata e Ditzi Bushati merret pedagoge jashtë çdo kriteri!
Lexoni mesazhin e pedagogut dixhital”, shkruan Berisha nën një postim në Facebook.
“Doktor pershendetje!
Dekani dhe Shefja e dep Gazetarise zbatuan urdherat e D. Bushatit dhe Nikolles.
Te dy kane firmosur marrjen ne pune si pedagoge te kunates se Ditmir Bushatit E. Gugu dhe ish drejtuesen e Drejtorise Arsimore ne Elbasan J. Cungu me urdher te Nikolles. Me ndihmen e Rektorit.
Gjithçka me procedura konkuruese formale.
Madje kunata e Ditmirit nuk ka as mesataren e universitetit sa duhet dhe duhet te mos ishte fare as ne konkurim.
Per ti hapur vend larguan dy prof.dr:
T. Plangarica e B. Suta, nen kercenimin e ndjekjes penale sepse nuk kishin kontrate mqs punon jashte Shqiperise si lektore”, shkruan qytetari.