Skandali, Fatmir Xhafa falsifikoi nenet e reformës në drejtësi për të penguar esktradimin e vëllait trafikant droge

Kryetari i PD, Basha denoncoi në Parlament një skandal të padëgjuar të mbrojtjes që qeveria dhe ministri i Brendshëm i ka dhënë vëllait të tij të dënuar me 8 vite burg për trafik droge në Itali duke mos lejuar ekstradimin e vëllait të tij drejt Italisë. Basha citoi nenin e fallsifikuar nga Xhafa në kohën kur drejtonte reformën në drejtësi. Ai ndryshoi thelbin e nenit për ekstradimin duke falsifikuar atë që ishte vendosur me consensus. Sipas nenit të falsifikuar, nuk do të lejojet ekstradimi i një të dënuari në një vend tjetër në mungesë në rast se shteti ku është dënuar nuk jep garanci për të rishikuar vendimin e dhënë.
‘’Xhafaj tha se kjo ishte një çështje e sajuar dhe se nuk kishte fakte dhe prova. Dje PD publikoi dosjen e plotë të drejtësisë italiane.
Vetëm në mbrëmje Fatmir Xhafaj mblodhi kurajon për të murmëritur para mediave se vëllai i tij ishte në momentin e gabuar dhe në kohën e gabuar.
Vëllai i Fatmir Xhafaj është furnizuesi kryesor i organizatës me kokainë. Është një person i dënuar me vendim të formës së prerë, këto janë faktet në kohën e gabuar dhe në vendin e gabuar.
Ai nuk ishte në vendin dhe në kohë e gabuar, po ishte në pjesën drejtuese të një grupi të krimit të organizuar. Ky vendim faktoi ekzistencën e një grupi kriminal, dhe rolin e Fatmir Xhafajt. Ky është vëllai i Fatmir Xhafaj që jeton i lirë në Shqipëri.
Ishte detyrë e Policisë së shtetit që të merrnin të gjitha masat për arrestimin e tij, dhe të bëhej ekstradimi në drejtim të italisë. Dje Xhafaj u detyrua që të pranonte që gënjeu, po nuk tha asgjë në lidhje me detyrimin e tij si ministër. Ka shkelur ligjin për të mbrojtur vëllanë e tij trafikantë. Dje Xhafaj tha se nuk kishte asnjë
Xhafaj në kohën kur ishte në krye të reformës në drejtësi ka ndryshuar përmes falsifikimit të dokumenteve zyrtare nenin 491 duke konsumuar veprën penale të falsifikimit të dokumeneve”, u shpreh Basha.

Exit mobile version