Gjatë ditës së sotme në GJKKO po zhvillohej seanca për Erion Veliajn.
Ndërkohë që në rrethinat e godinës u vu re një prani e shtuar e njerëzve të cilët ishin punonjës të administratës së Veliajt dhe që kishin ardhur në mbështetje të tij.
Duke para këtë situatë, burime shumë të besueshme konfirmojnë për gazetarin e Syri tv Fatjon Gjinaj, se Garda e Republikës dhe strukturat drejtuese të shërbimeve të saj pranë SPAK, kanë njoftuar sallën qendrore të Gardës për prezencë të shumtë qytetarësh dhe për nevojën e shërbimeve policore.
Por përkundër kësaj situate, nuk është dërguar asnjë punonjës policie aq më tepër të krijoheshin kordone për të lejuar qarkullimin e mjeteve por edhe për të zbatuar detyrat përkatëse rreth perimetrit parësor të sigurisë.
Në raste të mëparshme, specifikisht sa i takon proceseve të drejtuesve të opozitës, policia ka blinduar perimetrin përreth SPAK dhe GJKKO, duke vendosur edhe distancën me objektin dhe hapur qarkullimin e mjeteve të qytetarëve. Burime të rezervuara pranë gardës i thanë syri tv, se kjo përbën një episod të paprecedent dhe të rrezikshëm për sigurinë e institucioneve të sigurisë së veçante, marrë këtu rastin e një qytetari, që përfitoi nga grumbullim masiv i administratës shtetërore, për të hyrë në perimetrin e sigurisë së veçantë.