Skandali/ Gjimnazi “Sami Frashëri” është prishur për të ndërtuar kullë? Dokumenti!

Në konferencen me gazetarët, kryetarja e LSI-së, Monika Krymadhi akuzoi këtë të martë,Bashkinë e Tiranë, se ka lejuar tjetërsimin e pronësisë së tokës ku ishte ngritur gjimnazi “Sami Frashëri”. Ndërsa hodhi akuza mbi kryebashkiakun Veliaj, duke paraqitur edhe dokumentat zyrtare, Kryemadhi tha se për këtë rast duhet të hetojë prokuroria.

“Monika Kryemadhi shquhet si politikania që thotë gjithnjë të vërtetën, e rëndësishme për mua është që të t’ju shërbej më mirë qytetarëve. Unë për vete kam studiuar te “Petro Nini”, ajo është e vetmja shkollë që nuk i është prekur oborri. Sa i përket “Sami Frashërit” Monika ka thënë të vërtetën nuk ka gënjyer. Në mars qeveria mori vendim që shkollën “Sami Frashëri” dhe një listë çerdhesh t’ja kalojë në pronësi Bashkisë së Tiranës, pas një periudhe të gjatë disa vjecare në 2020 regjistrohet prona më 24/4/2020 në pronësi të Bshkisë.

Ndërsa në datë 28/10/2020 e printojmë sërish ekstraktin dhe pronar nuk na del më Bashkia Tiranës, por një listë pronarësh. Se si është e vërteta këta ta gjejë Prokuroria. Unë faktet nxjerr, s’jam prokurore. Jashtë është varuar një tendë që thotë se kjo shkollë për studim dhe projektim do të kushtojë 5 milion euro pa tvsh, ne s’kemi NIPT ndërtimi, por ka njerëz të ndershëm në PS dhe qytetarë që faktojnë se shkolla s’është tenderuar dhe as është shpallur fituesi as për këtë studim tenderim. Thonë këta që shkolla është pjesë e fondit të rindërtimit që do financohet nga BE, por kjo nuk është fare në listën e shkollave që ka përcaktuar BE.

Monika Kryemadhi nuk gënjen, e mban fjalën, nuk është shquar për politikë të madhe, as për modernizëm, as sikur bën qametin, por midis Erionit e Ramës, qytetarët më zgjedhin mua. Ua shpëtova shkollën Samistëve, Ilirit Lulëzimit, Ben Blushit. Se shkollën ua prishi, ua rrënoi Lali e aty rrezik do ndërtonte ndonjë qendër multifunksionale me kulla sipër siç e ka zakon. Kur guxon të ndryshojë pronësinë e “Sami Frashërit” imagjinoni çfarë bën me banorët në Kombinat ,në Vorë e Shijak”,- tha Kryemadhi.

Untitled

Artikulli paraprakSeriali i vetvrasjeve dhe strategjia e terrorit dhe panikut e Edvin Kristaq Xhahilit
Artikulli tjetërShkon mbi 100 numri i viktimave nga tërmeti në Turqi, 4-vjeçarja nxirret e gjallë nga rrënojat