Skandali me Gulf, gati protestat para Kryeministrisë: Kush e lejoi Piramidën e re

Kompania piramidale e naftës, Gulf u ka shkaktuar një dëm shumë të madh edhe qytetarëve dhe bizneseve, të cilët kishin blerë tollona në këtë kompani, të cilave u janë djegur, pasi karburant nuk kishte më.
Arjani është një nga viktimat e firmës piramidale të naftës Gulf që la me gisht në gojë një numër të madh shqiptarësh. “Kam blerë rreth 1500 eruo tollona për të kursyer 100 lekshin. Për të blerë një hekur a një lavatriçe.
Një ditë të bukur shpalli falimentin, Po lekët e mija. Kush më mbron mua. Paratë mi marrin një më një. Po këtij që na rropi pse s’ja marrin?”, pyet ai.
Gerti është një biznesmen që punon me një kompani transporti. Ka blerë nga tollonat e Gulf 1 mijë litra naftë. Sot atij nuk i jep askush përgjigje. Isha në Ministrinë e Energjetikës. Përgjigjen në mënyrë arrogante. Ku e gjejnë të drejtën xhanëm.
Nesër do të dalim para Kryeministrisë të gjithë dhe kërkojmë zgjidhje imediate. Ta japë qeveria.
Ajo e lejoi ajo kishte parasysh garancinë dhe shteti të na paguajë një më një”, thotë Gerti për Lajm-Shqip.
Kreditorët e Gulf kanë zhvilluar takimin e tretë në një zyrë ligjore në Tiranë dhe pritet të nisin betejën. Nesër pritet të takojnë diplomatë amerikanë, meqë kompania mëmë ka qenë nga SHBA. Ata kërkojnë ndihmë ligjore nga ambasada amerikane për të vazhduar betejën e tyre.

Kompania Gulf në vitin 2013 hapi pika me pakicë. Një javë më parë kjo kompani shpalli falimentin dhe nuk i pagoi shtetit shqiptar detyrimet e tyre fiskale.
Artani, është një punonjës i Gulf që mbushte makinat në një prej pikave të shpërndarjes së karburanteve.
Ai thotë se për mbi 2 vjet që punoi në këtë kompani rroga, edhe pse e vogël i jepej çdo muaj me korrektesë. “Më paguheshin dhe sigurimet. Por kur u shpall falimenti askush nuk tha gjë, vetëm morëm vesh se s’ka punë.
I telefonova menaxherit, më tha jam edhe unë si puna jote. Ai ishte pronari pompës së benzinës.
Tani po thotë që për mbi dy muaj ja ka dhënë rrogat nga paratë e xhepit”, thotë Artani.
Një raport i DSIK prej dy muajsh bën të ditur dyshimin se kompania që ka Gulf po pastron para. Por askush nuk u mor me këtë paralajmërim.
Policia shpalli në kërkim krerët e kompanisë Gulf që mashtroi mijëra qytetarë shqiptarë, pasi ia mbathën.
Skandali gjigand po ofron çdo ditë e më shumë detaje të reja. Prokuroria e kryeqytetit ka nisur hetimet.

Deri më tani janë verifikuar pasuritë e personit nën hetim Albano Aliko për t’i ngrirë në llogari të hetimeve. Por pikat e karburantit janë të marra me qira dhe nuk mund të mbahen peng.
Këtë sipas të gjtiha gjasave e kanë ditur organet tatimore, pasi Gulf kishte marrë kredi në banka.
Deri më tani hetimet zbuluan se Gulf ka marrë me qira 70 pika të tilla në të gjithë vendin. Ata janë vendosur me urdhër të prokurorisë në ngrirje provizore.
Mashtrimi ndaj qytetarëve kap vlerën e disa milionë eurove dhe është kryer brenda pak ditëve.
Nga datat 15 prill deri në 19 prill. Më të dëmtuarat janë tre kompani transporti.
Ende nuk dihet numri ekzakt i qytetarëve të cilëve u janë shitur tollona me vlerë, nga 1200 lekë deri në 1300 lekë për litër.
Pas kompanisë offshore që zotëronte Gulf në Shqipëri qëndron gjeorgjiani Aleksandre Gogokhia.
I përfshirë në pastrim parash me ortak biznesi ish-ministrin gjeorgjian që u arrestua në Shqipëri.
Pas kompanisë guackë, që zotëron shoqërinë “Gulf” në Shqipëri qëndrojnë njerëz të rqëndësishëm në qeveri.
Dokumentet zyrtarë në QKR, tregojnë se kompania u themeluar në 12 shtator të vitit 2013. Kur në Shqipëri kishte ndodhur rotacioni politik dhe sa po formohej qeveria e re e Ramës. Vetëm një muaj pas themelimit të “Sun Petroleum”, saktësisht në tetor të vitit 2013.

Exit mobile version