Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhoin e një qytetari nga Elbasani, i cili shkruan se, pronari i makinës me të cilën lëvizte Kelmend Xhaferri është kapur me arsenal armësh, por është liruar. Sipas Berishës, Ilir Beko lëvizte i lirë dhe blinte vota.
Postimi i ish-Kryeministrit Berisha
Pronari i Benz-it që përdorte Kelmend Xhaferri ditën e ngjarjes, Ilir Beko, është anëtar kryesor i bandës me imunitet të Elbasanit. Në vitin 2019 atij iu gjet një arsenal i madh armësh. Por ai falë imunitetit vazhdonte i lirë të blinte vota në zgjedhjet e vitit 2021. Lexoni mesazhin dhe shikoni foton e qytetarit dixhital. sb
Zoti Berisha, ky arsenal armësh i kapur në gusht të 2019 në Elbasan, është i Ilir Bekos, pronar i kompanisë Eldio Petrol, Ilir Beko rezulton të jetë pronari i makinës Mercedes Benz me të cilën lëvizte në Elbasan duke blerë vota dhe me armë izraelite Klement Xhaferri. Edhe pse ky arsenal armesh u kap në gusht 2019, sot Ilir Beko është i lirë, madje blen edhe vota në mbrojtje të policisë edhe prokurorisë së Elbasanit, madje në atë kohë kur është arrestuar, janë pezulluar nga detyre 4 punonjës policie vetëm sepse publikuan këtë foto që po ta dërgoj unë ty. Përkatësisht Inspektori i Krimeve të Rënda dhe Specialisti i Krimeve, Edvin Gjyli dhe Eduart Hasani, si dhe Albjon Xhitozi, Shefi i Krimeve në Cërrik dhe Bilal Semanaj, Shefi i Komisariatit të Cërrikut janë pezulluar nga detyra.