Skandali i “Tires” te “Shefqet Ndroqi”, Prokuroria kërkon 7 vite burg për Tire Alldervishin, dhe 6 vite për 4 infermieret

Prokuroria e Tiranës ka relatuar konkluzionet përfundimtare për skandalin  gjatë kohës së pandemisë Covid 19.

Organi i akuzës ka kërkuar dënimin e Tire Alldervishit me 7 vite burgim për veprën penale të “Mashtrimit” të kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë dhe që ka sjelle pasoja të rënda.

Nga 6 vite burg, prokurori Beldar Valikaj ka kërkuar për infermieret Sheqerije Koci, Sidorela Çela, Erjola Jazxhi, Gylbra Halilaj, ato akuzohen për “mashtrim me pasoja të rënda” dhe “shpërdorim detyre”.

Prokuroria kërkoi 6 vite burg edhe për sanitaren tjeter Rukije Hoxhaj.

Skandali “Tire” u publikua për herë të parë në një emision investigative dhe nëpërmjet video-përgjimeve u zbulua se ajo duke u prezantuar si infermiere familjareve te pacientëve që ishin të shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi”, duke u marrë para në kërkim të shërbimit.

Po ashtu, Tire Alldervishi  u filmua  nga një vajzë të cilës arriti t’i zhvaste rreth 8 milionë lekë, duke i premtuar se do kujdesej për nënën e saj që ishte me Covid-19.

Por pacientja ndërroi jetë. Procesi gjyqësorë është zhvilluar me gjykim të zakonshëm prandaj ka zgjatur në kohë.

Exit mobile version