Të vënë në dijeni për shkarkimin e ujërave të zeza në port, Drejtoria e Mjedisit e Durrësit nisi në vendngjarje një grup inspektimi. Drejtori i Mjedisit, Eneo Hasa, deklaroi se kjo është hera e parë që bëhen shkarkime të ujërave të zeza dhe nuk dihet se si përfunduan brenda në det ujërat e zeza. Nuk dihet nëse kanë përfunduar si rezultat i një manovre të gabuar nga Ndërmarrja e Ujësjellës-Kanalizimeve apo nëse janë hedhur nga ndonjë anije në kanalizimin e rrjetit të ujërave të bardha e përfunduan në det. “Situata do të hetohet, për të parë se prej ku nis ky tubacion i shkarkimit të këtyre ujërave në kalatën lindore”, u shpreh Hasa. Drejtoria e Mjedisit, Sigurimit Teknik, Epidemiologjik dhe Emergjencave, mori mostrat e ujit të basenit, për të bërë analizimin e shkallës së ndotjes bakteriale. Policia e sigurisë portuale dhe përfaqësuesit e ujësjellësit, kanë mbërritur në kalatën lindore me kërkesë të Drejtorisë së Mjedisit. Elton Doda, inxhinier i Ndërmarrjes së Ujësjellës-Kanalizimeve, mohoi kategorikisht që shkarkimi i ujërave të ndotura të jetë bërë nga ndërrmarrja e kanalizimeve të qytetit. “Ndonjë anije ose traget mund t’i ketë derdhur në rrjetin e ujërave të bardha e kanë përfunduar në akuarium”, pohoi Doda. Sipas inxhinierit, problemi qëndron në faktin se tubacioni shkarkues nuk dihet se kur është ndërtuar dhe prej ku zë fill, por asnjë prej punonjësve të kanalizimeve nuk ka bërë asnjë manovër për të shkarkuar ujërat e përdorur në rrjetin e kanalizimeve të portit”. Peshkatarët, në një situatë të tillë janë larguar nga anijet, pasi uji i ndotur dhe era e rëndë janë premisë për përhapje infeksionesh.
Kryesore
Continue to the categoryUau, Shqipëria ul çmimet!
Nga Lutfi Dervishi
Tiranë. Me një akt që ka tronditur themelet e ekonomisë së tregut dhe emocionet e konsumatoreve, qeveria shqiptare ka njoftuar uljen e...