Skandali me bashkëshortin e ministres Delina Ibrahimaj, PD: Rasti është kallëzuar në Policinë e Tiranës, por institucionet shtetërore kanë heshtur

Në një deklaratë nga selia e PD, zëdhënësja e Partisë Demokratike, Mirela Karabina, ka denoncuar ngjarjen e rëndë që ka ndodhur me protagonist bashkëshortin e ministres Delina Ibrahimaj, të cilin autoritetet shtetërore u munduan ta mbajnë të fshehur.

Zëdhënësja e PD u shpreh se “ngjarje të tilla dëshmojnë edhe njëherë se si funskionon shteti i korruptuar i Edi Ramës, ku qytetari është i pambrojtur dhe i pafuqishëm, ndërsa pushtetarët me imunitet mbrojnë jo vetëm veten por dhe familjarë të tyre edhe kur bëhet fjalë dhe për akte dhune me pasoja për jetën apo shendetin e njeriut”.

Më tej Karabina tha: “Denoncimi nga media i këtij skandali dëshmon qartë rolin e madh që ka ajo si aleate e publikut për të denoncuar dhe kontribuar në të mirë të tij.”

“Kryeministri Rama, të cilit është bërë zakon t’i hanë dardha e kumbulla pas shpine, nuk mund të fshihet më pas përgjegjësisë individuale. Ose duhet të shkarkojë ministren Ibrahimaj, për ushtrimin e pushtetit në fshehjen e ngjarjes, ose duhet të japë vetë dorëheqjen si kryeministër i paaftë i një qeverie të korruptuar!” – përfundoi ajo.

Më poshtë deklarata e plotë:

Një ngjarje në përmasat e skandalit ka ndodhur mëngjesin e datës 20 Nëntor 2023 në mes të Tiranës, por që është mbyllur nga përfshirja e drejtuesve të disa institucioneve të rëndësishme shtetërore.
Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Trajtimit të Kredive (ATK) është kërcënuar dhe qëlluar me thikë nga A.I., bashkëshorti i ministres Delina Ibrahimaj. Rasti është kallëzuar në Policinë e Tiranës nga shtetasit E.K., por institucionet shtetërore kanë heshtur.
Ngjarja është denoncuar nga një media e cila jo vetëm e ka bërë të njohur për publikun ngjarjen e rëndë të një vepre penale që ka për objekt jetën dhe shëndetin e njeriut, por njëkohësisht ka dëshmuar skandalin e fshehjes së ngjarjes nga Policia e Shtetit.
Pas denoncimit në media, ka reaguar Ministrja Ibrahimaj dhe e ka pranuar faktin por pa dhënë shpjegime për shkakun e vërtetë se pse dhe si ndodhi ngjarja.
Pse Ministrja priti 5 muaj që të reagojë për këtë ngjarje të rëndë?
Pse Policia e Shtetit e ka mbajtur të fshehtë ngjarjen?
Pas reagimit të ministres dhe pranimit të përfshirjen së bashkëshortit të saj në këtë skandal, Policia e Shtetit duhet të japë shpjegime dhe të hedhe dritë mbi motivet e ngjarjes.
Ngjarje të tilla dëshmojnë edhe njëherë se si funskionon shteti i korruptuar i Edi Ramës:
qytetari është i pambrojtur dhe i pafuqishëm ndërsa pushtetarët me imunitet mbrojnë jo vetëm veten por dhe familjarë të tyre edhe kur bëhet fjalë dhe për akte dhune me pasoja për jetën apo shendetin e njeriut.
Denoncimi nga media i këtij skandali dëshmon qartë rolin e madh që ka ajo si aleate e publikut për të denoncuar dhe kontribuar në të mirë të tij.
Kryeministri Rama, të cilit është bërë zakon t’i hanë dardha e kumbulla pas shpine, nuk mund të fshihet më pas përgjegjësisë individuale. Ose duhet të shkarkojë ministren Ibrahimaj, për ushtrimin e pushtetit në fshehjen e ngjarjes, ose duhet të japë vetë dorëheqjen si kryeministër i paaftë i një qeverie të korruptuar!
Faleminderit!

Exit mobile version