Skandali me inceneratorët, reagon ambasadorja Yuri Kim: Do ta shikojmë këtë nga afër

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka reaguar në lidhje me çështjen e inceneratorëve.

Duke mirëpritur zgjatjen e komisionit parlamentar, Yuri Kim deklaron se SHBA është duke e ndjekur nga afër këtë çështje.

”Forcimi i institucioneve demokratike dhe lufta korrupsioni janë prioritetet e SHBA-së në Shqipëri. Mirëpresim zgjatjen e komisionit parlamentar për inceneratorët.

Ne u bëjmë thirrje të gjitha autoriteteve dhe institucioneve përkatëse të shqyrtojnë dhe të ndërmarrin veprimet e duhura. Ne do ta shikojmë këtë nga afër.”

Exit mobile version