Presidenti Meta ka zbardhur sot publikisht para gazetarëve një mesazh që Rama i ka derguar atij më 18 Shkurt, dy ditë pas djegies së mandateve të opozitës. Rama i shkruan në mesazh se, “Luli nuk do të jetë me kryetar pas zgjedhjeve lokale, ndërsa në fund të presidences, Meta nuk do të gjejë gjurmë të LSI-së”.
Duke këmbëngulur në dekretin e tij se zgjedhjet janë në 13 tetor, presidenti Meta dha edhe zgjidhjen e tij.
‘Zgjedhje në 13 Tetor, lokal, të përgjithshme dhe për presidentin. Në 13 tetor, edhe zgjedhje të përgjithshme, edhe zgjedhje për Presidentin.
Edi Eama të më vërë kandidat kë të dëshirojë. Kjo është rruga që të zgjidhë këtë krizë të rrezikshme.
Kjo që shqiptarët të mos mbushin ambasadat. Ta bëjmë Shqipërinë një vend Europian, ku askush nuk dhunon ligjin dhe institucionet dhe të kthejmë edhe ata që janë emigracion. Kjo është zgjidhja që unë jap. Nëse populli shqiptar nuk më voton, shikoj punën time.’, tha gjatë konferencës për mediat.