Skandali/ Ministrja shkarkoi dy specialistë që nuk firmosën ekstradimin e Seitit

Të rejat që kanë dalë për ekstradimin e “financierit” të Habilajve drejt Italisë thellojnë skandalin, duke përfshirë direkt ministren Etilda Gjonaj.
Panorama raporton se dy specialiste të Ministrisë së Drejtesisë, të sektorit të ekstradimeve dhanë dorëheqjen para dy ditësh, pasi nuk pranonin të firmosnin ekstradimin e shtetasit Nezar Seiti.
Ina Toci dhe Suela Collaku janë dy specialistet e ministrisë që janë larguar nga detyra.
Një vendim i Gjykatës së Krimeve të Rënda kishte ndaluar ekstradimin e krahut të djathtë të Moisi Habilajt jashtë vendit, duke qenë se ishte person nën hetim nga prokuroria.
Por Ministria e Drejtësisë është justifikuar me faktin se nuk ishte njohur me këtë vendim, duke ia lënë fajin Prokurorisë së Përgjithshme.
Për ekstradimin e Nezar Seitit, Prokuroria e Përgjithshme ka nisur verifikimet.
Nezar Seiti u ekstradua në fshehtësi të plotë, pa lajmëruar as prokurorët e çështjes dhe as avokatin e tij.

Exit mobile version