Skandali në morgun e Tiranës, juristi: Kodi Penal i dënon veprimet që ulin respektin ndaj të vdekurve

Nga Jordan DACI

“Ekspertja” e te drejtave te njeriut ne vend qe te merakosej per mungesen e trajtimit me dinjitet te te vdekurve, ishte shqetesuar me shume me te drejten per jete private te tyre?! Dmth per jeten private te te vdekurve! Eksperte hesapi! E gjitha kjo perse? Per te drejtat e njeriur apo per t’i sherbyer makinerise se propogandes?! Per ta bere me interesante propaganden, i shtojme salepit te sulltanit edhe ndonje gazetar qe paguhet nga buxheti i shtetit dhe ndonje mjek qe ka zevendesuar betimin e hipokratit me betimin e sektit te rilindjes.

Nderkohe, qe Kodi Penal i denon veprimet ndaj te vdekurve qe jane shfaqur nga fotot e publikuara nga Morgu i Tiranes pasi jane dukshem veprime qe ulin respektin ndaj te vdekurve.

Neni 118
Dhunimi i varreve

Dhunimi i varrezave, varreve, nxjerrja e kufomës, si dhe vjedhja e sendeve që mund të ndodhen në to, si dhe çdo veprim tjetër që ul respektin ndaj të vdekurve, dënohen me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.

Ne vend qe te hetohet ngjarja e dhunimit te te vdekurve dhe denoncimi i liderit te Opozites z. Basha, propaganda vihet ne funksion te akuzave fals dhe krejt qesharake ndaj tij dhe pjese e ketij llumi propagande behen edhe plot hysmeqare te pushtetit qe presin te marrin kocken e radhes!

Fatkeqsisht Rilindja ka shkaterruar thuajse ne menyre te pariparueshme shtetin e se drejtes ne Shqiperi dhe ka ndertuar nje palo shtet qe u sherben vetem interesave mafioze te qeverisjes! Ligjet tashme jane shnderruar ne trakte qe Rilindja i nxjerr si akte normative cdo dite!

Lufta ndaj Covid-19 kurr s’mund te legjitimoje nenshtrimin ndaj pushtetit banditesk te Rilindjes, humbjen e lirise dhe humbjen te drejtes per te vendosur me vote te lire per te ardhmen tone!

Artikulli paraprakMisioni jonë i shenjtë!
Artikulli tjetërNdërron jetë nga Covid-19 ish-ministri i Brendshëm