Skandali në spital/ Pas Tires përfundojnë në pranga edhe 4 infermiere dhe sanitare

Pas Tires përfundojnë në pranga edhe 4 infermiere dhe sanitare për marrje ryshfeti gjatë kryerjes së detyrës. Bëhet e ditur se, pas urdhër-arrestit, Policia ka hyrë në ambientet e spitalit ‘Shefqet Ndroqi’ aty ku ka marrë për në ambinetet e komisariatit kater persona të cilët dyshohen se janë pjesë e aferës korruptive “Tire”.

Në pranga janë vënë:

Mira Bushi, e datëlindjes 21.07.1969, lindur dhe banuese në Tiranë, me detyrë infermiere e spitalit universitar “Shefqet Ndroqi”.

Sheqerije Koçi, e datëlindjes 26.10.1960, lindur në Librazhd dhe banuese në Tiranë, me detyrë infermiere e spitalit universitar “Shefqet Ndroqi”.

Sidorela Çela, e datëlindjes 17.08.1993, lindur në Pogradec dhe banuese në Elbasan, me detyrë infermiere e spitalit universitar “Shefqet Ndroqi”.

Rukije Hoxhaj, e datëlindjes 20.02.1964, lindur dhe banuese në Tiranë, me detyrë sanitare e spitalit universitar “Shefqet Ndroqi”.

Njoftimi i plotë i Prokurorisë

Prokuroria pranë gjykatës së shkallës së parë Tiranë ka regjistruar P.p.nr.281 datë 13.01.2021 në ngarkim të shtetases Tire Alldervishi për kryerjen e veprës penale të ”Mashtrimit” të parashikuar nga nenet 143/2 te Kodit Penal

Shtetasja Eltjana Sinanaj, e cila ka bërë kallzim penal ndaj shtetases Tire Alldervishi e datëlindjes 15.03.1962 pasi sipas saj, i ka marrë disa shuma parash të konsiderueshme për ti shërbyer mamasë së kallzueses e cila ishte e shtruar në spital me Covid 19, duke ju prezantuar si inferimiere ndërkohë që ishte sanitare e spitalit. Gjithashtu në emisionin “Stop” të datës 12.01.2021 janë transmetuar pamjet për ngjarjen e ndodhur.

Në datën 28.11.2020 mamaja e kallzueses është shtruar tek spitali universitar “Shefqet Ndroqi” pasi ka rezultuar pozitive me COVID 19 dhe ka nderruar jete po ne kete spital me date 25.12.2020. Në derë i është paraqitur një shtetase e veshur si infermiere dhe i ka thënë që është infermiere në spitalin “Shefqet Ndroqi”. Kjo shtetase ishte Tire Alldervishi dhe qe më vonë ka marrë vesh se punonte si sanitare në këtë spital. Që në momentin e parë i ka kërkuar një shumë lekësh prej 2000 lekësh që ti jepja telefonin mamit, duke i thënë që po e bënte për atë edhe pse nuk e kishte parë asnjëherë më përpara.

Më pas i thotë që ta presë në lokal. Kur vjen në lokal i ka thënë, meqënëse infermierët e tjerë nuk lejohen të vijnë në lokal, e ka marrë ajo përsipër duke i kërkuar shumën e lekëve e cila ishte 10 000 për doktoreshën dhe 5000 për infermierët dhe sanitarët që i hiqnin pampersin. Kjo shumë vazhdonte çdo ditë dhe kanë qenë ditë të pakta që kallzuesja ka dhënë vetëm 3000 lekë për infermierët dhe 5000 për doktoreshën dhe përpos tyre i jepte listën e ilaçeve që duhet të merrte nga jashtë. Kallzuesja nuk e dinte a po ja jepnin ilaçet apo jo sepse mami i saj i kishte thënë me mesazhe që nuk i japin asgjë nga ato që i sillnim ata.

Shuma e paguar ne total eshte rreth 800.000 leke te reja pa llogaritur ilacet qe kallezuesja sipas instruktimit te Tire Alldervishit i blinte neper farmaci te ndryshme per t’ia dhene asaj me qellim qe te behej mjekimi i mamase se saj.

Komunikimet ndermjet Tire Alldervishi dhe kallezueses jane bere si verbalisht ashtu edhe nepermjet rrjetit te komunikimit What’s Up.

Eshte ndaluar shtetasja Tire Alldervishi dhe ndaj saj eshte depozituar kerkesa e Prokurorise per vleftesimin e ndalimit dhe caktimin e mases se sigurise “arrest ne burg”

Prokuroria prane gjykates se shkalles se pare Tirane vijoi te kryeje nje hetim te plote dhe te thelluar per te qartesuar nese ndodheshim para nje rasti sporadik apo para nje skeme te mirefillte perfitimi nga personeli mjekesor apo ndihmes ne kurriz te te semureve me semundjen COVID 19 duke mos hezituar te vere para pergjegjesise penale kedo qe do te rezultonte i implikuar.

Ne vijim te veprimtarise hetimore u kryen sekusetrime, kqyrje, pyetje e personave etj dhe nga gjithe veprimtaria hetimore deri ne stadin aktual, shihet qarte qe persona me detyre infermierre apo sanitare ne Spitalin “Shefqet Ndroqi”, kane krijuar nje skeme te mirefillte me qellimin e vetem kriminal qe te perfitojne sa me shume ne kurriz te pacienteve te semure me semundjen Covid 19 dhe familjareve te tyre.

Keta persona ne bashkepunim me njera-tjetren, ne kete situate pandemie, ne vend te solidaritetit dhe mbi te gjitha perkushtimit per detyren qe duhej te demonstronin, e trajtonin detyren si nje privilegj nga i cili duhej te perfitonin cdo dite dhe gjithnje e me teper.

Keta persona ne mungese te plote te pergjegjesise qe i ngarkon detyra, ne mungese te plote te solidaritetit, ne shkelje totale te ligjit dhe te moralit shoqeror kane treguar sesi mund te njolloset kemisha e bardhe e cila duhet te perfaqesoje gjithe solidaritetin dhe perkushtimin ndaj pacienteve dhe jo ngritjen ne sistem te abuzimit me detyren dhe perfitmit ne kurriz te pacienteve dhe te familjareve te tyre.

I perket veprimtarise se metejshme hetimore zbulimi eventual i rasteve te tjera apo i personave te tjere te cilet mund te jene te perfshire apo qe kane perfituar ne kurriz te ushtrimit ne menyre te perkushtuar te detyres.

Me Urdher te Prokurorit, nga Policia gjyqsore u krye ndalimi i shtetaseve:

Mira Bushi, e bija e Sifi dhe e Fanije, e datëlindjes 21.07.1969, lindur dhe banuese në Tiranë, me detyrë infermiere e spitalit universitar ”Shefqet Ndroqi”, si person i dyshuar per kryerjen e vepres penale te ”Shpërdorimit te detyrës” dhe ”Mashtrimit” parashikuar nga neni 248 dhe 143/2 i K.Penal

Sheqerije Koci, e bija e Jonuz dhe e Hatixhe, e datëlindjes 26.10.1960, lindur në Librazhd dhe banuese në Tiranë, me detyrë infermiere e spitalit universitar ”Shefqet Ndroqi”, si person i dyshuar per kryerjen e vepres penale te ”Shpërdorimit te detyrës” dhe ”Mashtrimit” parashikuar nga neni 248 dhe 143/2 i K.Penal

Sidorela Çela, e bija e Remzi dhe e Fitore, e datëlindjes 17.08.1993, lindur në Pogradec dhe banuese në Elbasan, me detyrë infermiere e spitalit universitar ”Shefqet Ndroqi”, si person i dyshuar per kryerjen e vepres penale te ”Shpërdorimit te detyrës” dhe ”Mashtrimit” parashikuar nga neni 248 dhe 143/2 i K.Penal

Rukije Hoxhaj, e bija e Ramazan dhe e Zeqine, e datëlindjes 20.02.1964, lindur dhe banuese në Tiranë, me detyrë sanitare e spitalit universitar ”Shefqet Ndroqi”, për veprën penale të ”Mashtrimi” parashikuar nga neni 143/2 i K.Penal.

Exit mobile version