Krejt në kundërshtim me të gjitha rregullat e futbollit, vëllai i Kryeministrit, Olsi Rama ka thirrur në raport pas takimit, gjyqtarin e ndeshjes Partizani-Tirana, Enea Jorgji.
Sikurse shikohet nga video, gjyqtari Jorxhi ishte bërë gati të linte stadiumin kur ai është thirrur nga Olsi Rama që njihet si pronari i Partizanit.
Gjyqtari kthehet prapa dhe ecën disa metra për të shkuar dhe takuar Olsi Ramën, i cili me duar dhe këmbë i kërkon llogari për episode të takimit, ku në fakt gjyqtari e favorizoi Partizanin në golin në pozicion jashte loje të Partizanit.
Tirana ka fituar derbin me Partizanin me rezultatin 1-2, në minutat e fundit pas shumë vitesh.
Në fund të takimit, kur arbitrat kanë qenë duke dalë nga stadiumi, Olsi Rama ka pasur një debat me gjyqtarin kryesor.
Nga videoja dallohet se Enea Jorgji, arbitri kryesor është duke u larguar, por Olsi Rama, drejtori i të kuqve e ka thirrur dhe ai ka shkuar tek ai