Skandali/ Qeveria Rama plan të dyshimtë për ta kthyer burgun e Spaçit në biznes, përjashton ish-vuajtësit!

Duket se nëpërmjet një plani “sekret” qeveria Rama ka vendosur që të japë burgun e Spaçit me koncesion.

Alfapress.al ka mësuar dhe disponon draftin e plotë, se nje fondacion privat “Fondazione Santagata per Economia della Cultura”, në bashkërendim me Ministrin e Kulturës, ku tanimë janë bashkërisht edhe Ministria e Ekonomisë, kanë përgatitur një Plan Menaxhimi për ish- burgun e Spaçit, për ta kthyer atë në një muze, por nëpërmjet një skeme biznesi.

Pra duke krijuar një fondacion privat pas të cilit nuk dihet kush qëndron i cili do të vendos “traun” e biletave me pagesë.

Skenarët dhe përfituesit e këtij biznesi, duken se janë të paracaktuar njësoj si me aferën e Butrintit.

Këtë herë, ish kampi famëkeq, vendi ku janë shfrytëzuar mijra të burgosur politik me heqje lirie dhe punë të detyruar, do të shndërrohet në një muze, me hyrje me pagesë.

Por skandali është se në këtë Plan Zhvillimi që propozohet, nuk janë përfaqësuar shoqatat e ish të përndjekurve politikë, grupimet e ish të burgusurve politikë, bashkia Mirditë, madja është mënjanuar për rol aktiv në dhënien e fakteve historike, edhe Autoriteti i Dosjeve, ISKK dhe Instituti.

Në takimin e zhvilluar këtë të premte, (26 janar 2024), u zhvillua një dëgjesë publike, ku morën pjesë disa aktorë të këtyre shtresave të cilët kundershtuan fortë, mënyrën se si po veprohet në formën e restaurimit.

Por më i rëndë është fakti se është parashikuar që do të bëhet një Muze kujtese, si godinë veçmas ish-kampit famëkeq.

Pra ashtu siç ka ndodhur këto 32 vite ish-kampi si dëshmi e gjallë e krimeve të komunizmit, do të lihet përsëri në harresë me godinat e tij të rrënuara dhe drejt zhdukjes arkefakte tronditëse të asaj që ka ndodhur aty.

Gjergj Marku, anëtarë i Aidssh i propozuar nga Partia Demokratike zyrtare, reagoj për këtë plan skandaloz për mënyrën e menaxhimi dhe mungesën e gjithëpërfshirjes në projekt.

Drejtuesit e Bashkisë Mirditë që i përket të djathtës dhe e drejton një person me të kaluar persekutimi nga diktatura, gjithashtu nuk është i përfshirë në këtë projekt- ide, për shndërrimin në muze të këtij ish-kampi.

Gjithashtu Drejtuesit e shoqatës antikomuniste të ish të përndjekurve dhe ish bashkëvuajtës që ende jetojnë, e kundërshtuan këtë formë zhvillimi dhe kërkuan nga Ministria dhe Fondacioni që edhe ata të përfshihen.

Gjithashtu edhe Autoriteti i Dosjeve, kërkoi një zgjerim të studimit te planit, duke marrë si referim memorien dokumentare të Autoritet të Dosjeve për të bërë një zbardhje të drejtë të historisë, si dhe të jetë një Muze-atraksion falas, ku të mos ngarkohen me barrë financiare qytetarët që do ta vizitojnë.

Në plan parashikohet hyrja me biletë 7 euro dhe janë të përjashtuar vetëm ish të burgosurit që ende jetojnë, kurse familjarët e ish vujtësve në kamp apo banorët e Mirditës gjithashtu do të duhet që të paguajnë.

Por edhe më i rëndë është fakti se Fondacioni që do të menaxhojë këtë atraksion ka mjaft anë të errëta, pasi nuk dihet se kush do të jenë anëtaret e bordit.

Gjithashtu nuk është e përcaktuar saktë përse i është dhënë një rol Akademisë së Shkencave, ndërkohë që drejtuesi aktual i saj është një ish-eksponent i kohës së diktaturës./Alfapress.al

640 0 screenshot 1 634

Exit mobile version