Ish-Kryeministri Berisha ka denoncuar skandalin ku në një intervistë për mediat të Ramës dallohet qartë pluhuri i kokainës në një tavolinë që mban një vazo pas trupit të tij, sikurse mund të shikohet lehtësisht edhe nga foto.
“Duke folur me mallin mbrapa! Ja pse bosi i narkoshtetit refuzoi ligjin per testin e droges per politikanet!”, shkruan Berisha në një postim në facebook.
Rama është akuzuar në mënyrë të vazhdueshme nga shumë ish-bashkëpunëtorë të tij për përdorimin e kokainës. Këtë e ka denoncuar opozita, por dhe shumë politikanë.
Ish-ministri i ndjerë Dritan Prifti deklaroi publikisht se e kishte gjetur Ramën në zyrën në Bashki duke thithur kokainë, të cilën e kishte vendosur sipër një gazete.