Skandali seksual, Lleshaj shkon në Komisariatin e Malësisë së Madhe, urdhëron policinë të arrestojë denoncuesin

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka mbërritur mëngjesin e ditës së sotme në Malësi të Madhe për ngjarjen shokuese që u publikua dje nga mediat, ku një efektiv policie u filmua duke bërë veprime të turpshme përkundrejt një të miture.
Ministri Lleshaj është shoqëruar nga kryetari i bashkisë në Malësinë e Madhe Tonin Marinaj dhe drejtori i policisë vendore Vehbi Bushati.
Në një deklaratë për mediat duke ju përgjigjur interesit të gazetarëve për ngjarjen shokuese, Lleshaj u shpreh se policia përfqëson të gjithë shoqërinë, ndërkohë që ngriti si pyetje themelore se: Kush është denoncuesi, pasi sipas tij akoma nuk ka një të tillë.
Gazetarët: Keni thënë se nëse shihni policë që nuk sillen mirë, ajo është fytyra ime?
Lleshaj: Fytyra e policëve është fytyra ime dhe e të gjithë juve dhe e shoqërisë tonë. Policët na përfaqësojnë ne të gjithëve. Cili polic?! Ai është arrestuar që mbrëmë!.
Gazetarët: Është thënë që policia nuk ka pranuar denoncimin e vajzës?
Lleshaj: Kjo nuk është e vërtetë. Policia e Shtetit po kërkon që mbrëmë denoncuesin i cili nuk gjendet. Kush është denoncuesi?!
Gazetarët: Pse mbahet i ndaluar?
Lleshaj: Duhet të parandalojmë çdo mundësi intimidimi të çdo denoncuesi potencial. Fakti që nuk kemi denoncues, është pyetja më e madhe që ne do ta sqarojmë shumë shpejt.

denoncuesi copy

Artikulli paraprakOperacion i madh antidrogë, kush janë 12 shqiptarët e arrestuar në Itali dhe Shqipëri
Artikulli tjetërBasha në Pogradec, bashkëbisedim me qytetarët për vështirësitë ekonomike dhe pagat e ulëta