Skandali te Onkologjiku, sot seanca e radhës për mjekët dhe infermierët e akuzuar

Sot do të mbahet seanca e radhës në GJKKO për 7 mjekët dhe infermierët e spitalit Onkologjik të Tiranës lidhur me skandalin e ilaçeve dhe trajtimit të pacientëve me kancer.

Seanca gjyqësore do të nisë në orën 11:00.

Stafi i këtij spitali akuzohet se detyronte pacientët që të trajtoheshin në klinika private.

Gjykata e Tiranës ka caktuar masat e sigurisë për 7 të akuzuar, si më poshtë:

-Edmond Gashi, mjek onkolog në spitalin e Onkologjikut– “Arrest shtëpie” – Shpërdorim detyre

-Alketa Pere Ymeri mjeke onkolog në spitalin e Onkologjikut – “Detyrim paraqitje” – Shpërdorim detyre

-Brikena Qirjazi Ish zv.drejtoreshë e QSUT – “Detyrim paraqitje” – “Shpërdorim detyre”

–Emiljano Lela Koordinatori pranë onkologjikut – “Detyrim paraqitje” – Shpërdorim detyre

-Drilona Kishta ish-specialist pranë QSUNT banuese në Amerikë – “Detyrim Paraqitje” – Shpërdorim detyre

-Halil Gashi administrator i klinikës Megis, babai i mjekut Gashi – “Detyrim paraqitje” – Fshehje e te ardhurave

-Florian Marku administrator farmacie – “Arrest shtëpie”,

Exit mobile version