Skandaloze! Rama propagandon vartësen e tij si studente ekselente! Harroi të fshinte të dhënat në Facebook!

“Mirëmëngjes me Drijonën, studenten ekselente që falë Paktit për Universitetin, sot i është bashkuar administratës publike, si edhe me vendosmërinë për të bërë edhe më shumë, teksa qentë lehin më fort, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruante kryeministri Edi Rama pak orë më parë në Facebook, duke na bërë të gjithëve kureshtarë të mësojmë për ekselenten.
Vajza e quajtur Drijona Malevi, ndryshe nga sa e reklamon kryeministri Edi Rama nuk është punësuar në sajë të Paktit për Universitetin, pasi ajo e ka mbaruar shkollimin e saj që në vitin 2016, dhe kjo rezulton me një kërkim të thjeshtë në rrjetet e saj sociale.
Jo vetëm kaq po Drijona ka pasur eksperienca të mëparshme pune në Ministri e Financave dhe në kryeministri, çka rrëzon propagandën se ajo gjeti punë në sajë të paktit.

drijonaa

Artikulli paraprakKush janë katër zyrtarë e lartë të Ministrisë së Drejtësisë që përfunduan në pranga
Artikulli tjetërKur Edi Rama ua punon edhe Facebookun “shokëve” ministra