Njoftimi qesharak i policisë në lidhje me sulmin me breshëri automatiku të gazetares, Klodiana Lala është një rast flagrant për të kuptuar se si policia del në anën e atentatorëve dhe jo të gazetares që ka bërë raportime mjaft të forta në lidhje me krimin e organizuar dhe bandat e qeverisë. Reagimi i policisë është tipik kriminal dhe nxitës për kriminelët e qeverisë që të mos ndalen në aktivitetin e tyre.
Janë reagime të njëjta të kësaj policie kriminale si edhe në rastin e gazetarit Kasmi, ku Drejtori i përgjithshëm i policisë kërkoi të manipulojë vetë personalisht ngjarjen.
Njoftimi i policisë, është në anën e atentatorëve
Më datë 30.08.2018, rreth orëve të mëngjesit, në lagjen “Bruk”, në rrugën “Shkëndija” është qëlluar me armë zjarri në drejtim të pjesës së jashtme të banesës së shtetasit A. L., rreth 64 vjeç.
Nuk ka dëme në njerëz.
Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Ky është njoftimi i policisë. Kemi të bëjmë me një shërbim të pastër ndaj atentatorëve pasi nuk jepen në asnjë moment detaje se e kujt ishte shtëpia. Policia ëhstë detyruar që të dalë me një njoftim tjetër vetëm pasi mediat kanë raportuar për sulmin me armë ndaj banesës së gazetares. Eshtë e qartë se kemi pasur të bëjmë me një tentativë për të mbuluar këtë akt kriminal dhe kur nuk kanë mundur që lajmi të mos bëhej public, atëhere policia ka bërë një reagim të dytë përveç deklaratës së parë.
E çuditshme është edhe fakti tjetër se edhe vetë televizioni ku punon gazetarja Lala e ka dhënë sulmin me armë ndaj banesës së gazetares jo në momentin kur ka ndodhur, por 11 orë pas asaj ngjarje kriminale.