Mazhoranca është duke intensifikuar zhvatjen e parave me qëllim blerjen e votave për zgjedhjet parlamentare, duke e çuar borxhin publik në stratosferë në vetëm tre muaj. Borxhi publik i vendit në fund të tremujorit të parë të këtij viti arriti në 1 trilion e 92 miliardë lekë, në rritje me rreth 26 miliardë lekë që nga fillimiviti. Sipas statistikave zyrtare të Ministrisë së Financave, në terma realë, borxhi publik rezulton në rreth 68.4% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, nga rreth 71% që raportohej në fund të vitit të kaluar. Sidoqoftë, llogaritja e Ministrisë së Financave i referohet prodhimit kombëtar të parashikuar për gjithë vitin 2017, ndaj, për momentin, kjo llogaritje nuk reflekton ende nivelet e sakta reale të borxhit kombëtar. Sidoqoftë, objektivi i parashikuar në buxhetin e këtij viti është ulja e borxhit afërsisht në nivelet e 68% të PBB dhe realizimi i këtij objektivi duhet parë më vonë gjatë vitit. Gjatë tri muajve të parë të vitit, huamarrja e qeverisë është bërë, në pjesën dërrmuese, përmes instrumenteve afatgjata, duke konfirmuar vazhdimësinë e strategjisë së Ministrisë së Financave për të zgjatur maturitetin mesatar të borxhit. Kjo bëhet me qëllim përfitimin nga mjedisi me norma të ulëta interesi dhe për të ulur rrezikun e rifinancimit të shpeshtë të borxhit. Tashmë, borxhi afatgjatë, me maturim mbi një vit, zë afro 58% të stokut të borxhit të qeverisë qendrore. Sipas monedhës, zgjerimi i portofolit të borxhit ka qenë i ekuilibruar mes lekut dhe euros. Veç huamarrjes së zakonshme në lekë, Ministria e Financave zhvilloi edhe një ankand të obligacioneve në euro gjatë muajit janar, për të përfituar nga likuiditeti i lartë i tregut në monedhën europiane. Sistemi bankar ngelet financuesi kryesor i borxhit të brendshëm qeveritar, me mbi 60% të totalit, por ndërkohë pesha e individëve u rrit sërish edhe në tremujorin e parë të vitit. Tashmë, individët, zotërojnë 15.3% të borxhit të brendshëm nga 15% që mbanin në fund të vitit të kaluar.
Kryesore
Continue to the categoryBasha bashkë me bashkëshorten vizitojnë ekspozitën “The Sun Also Sets”: Ofron...
Kreu i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, së bashku me bashkëshorten e tij, Aurela Basha, vizituan ekspozitën e parë vetjake në Shqipëri “The Sun Also...