Skema e përgjimit masiv që po ndodh nga AKSH dhe Harito përmes celularëve

Edi Rama përdor Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit për përgjimin masiv të qytetarëve! Zyrtari i lartë dixhital denoncon: Dërgimin e një mesazhi të çuditshëm më dt. 17 janar nga numri i shkurtuar i AKSHI-t, abonentëve të të gjitha kompanive celulare. Vetë mesazhi ka qenë i pakuptimtë si përmbajtje, siç tregon fotoja, vazhdimësi e përsëritur e tre-katër shkronjave, por ka patur në fund të saktë emrin (jo mbiemrin e qytetarit).
Zyrtari i lartë dixhital akuzon Edi Ramën se ka urdhëruar me kushërirë Hariton AKSHI-n për të kryer këtë krim me qëllimin e vetëm për të marrë kështu IMEI-n e celularëve dhe të dhënat private të qytetarit, përmbajtjen e komunikimeve të tij private!
– Kapur në skandal nga reagimet e qytetarëve, Harito dhe AKSHI për të fshehur gjurmët e krimit masiv, iu dërgon mesazhin e dytë qytetarëve, me të cilin përpiqet të qetësojë ata duke kërkuar ndjesë për një problem teknik!
U bëj thirrje Prokurorisë së Shtetit dhe Komisionit të Sigurisë Kombëtare të Parlamentit të hetojnë me urgjencë dhe të vendosin para ligjit të gjithë ata që dhanë urdhër dhe realizuan këtë akt të rëndë kriminal, antikushtetues me të cilin Edvin Kristaq Rama kërkon të vendosë nën përgjim qytetarët e këtij vendi.
Lexoni më poshtë mesazhin e zyrtarit të lartë dixhital. sb
“Përshëndetje Dr., jam një punonjës i AKEP-it. Dua të denoncoj një akt shumë të rëndë kriminal të AKSHI-t më dt. 17 mijëra abonentëve u ka shkuar një mesazh i çuditshëm në celularët e tyre (fotoja e parë) nga një numër i shkurtuar.
Bëra një verifikim të dokumenteve këtu në AKEP, pashë që nr. i shkurtuar 50505 është numër që AKEP i ka alokuar Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) me kërkesë të saj.
Duke qenë se numri 50505 është i konfiguruar tek secili operator celular për llogari të AKSHI-t, kështu që sms u ka shkuar mijëra përdoruesve, të cilët me shqetësim kanë relatuar ankesat e tyre pranë kompanive. Shqetësimi ka qenë për arsye se edhe pse mesazhi ka qenë i pakuptimtë në përmbajtje, në fund të tij kishte të saktë emrin e abonentit (pa mbiemër).
Siç duket ky alarm i shpërndarë nga operatorët celularë në lidhje me ankesat e abonentëve të shqetësuar për sigurinë e të dhënave personale apo dyshimin për ndonjë shkelje të privatësisë së tyre, ka ‘detyruar’ AKSHI-n të ridërgojë një sms të dytë ku kërkohet ndjesë për shqetësimin (fotoja e dytë).
Sugjeroj që t’i kërkohet llogari kësaj agjencie nën kthetrat e Edi Ramës dhe Haritos, në përmbushje të detyrimit për një transparencë publike të dalë dhe të sqarojë menjëherë se çfarë është ky ‘problem teknik’ në agjencinë, e cila ka për mision garantimin e sigurisë kombëtare të të gjitha sistemeve TIK në Shqipëri.
Çfarë gjurmësh po përpiqet të fshehë kjo agjenci nëpërmjet ‘Programit Publik të Ankesave’? Dyshimet janë të shumta si në lidhje me mundësinë e regjistrimit të IMEI-t të celularëve ose duke provuar kush janë numrat aktivë celularë, t’i përdorë pastaj të dhënat e abonentëve për propagandë fushate”.

Artikulli paraprakProkuroria sekuestron dosjen e mbledhjes ilegale të AMA-s
Artikulli tjetërLiderët e botës urojnë Trump, Rama ngushëllohet te Hoxhë Kadria!