Ish-Kryeministri Sali Berisha tha se në një sondazh tjetër që nuk është i porositur nga konflikti i interesit tregon se 62 % e shqiptarëve nuk i besojnë procesit të vettingut.
Berisha tha se me Ardian Dvoranin dhe Gent Ibrahimin, kunat KLP-në, nuk i beson njeri procesit të vettingut.
“Në krye të KLGJ-së është ortakja e znj. Veliaj.
Këta duan të venë në krye të Prokurorisë Olsi Çelën, prokurorin e Xibrakës, që është çështja me më shumë shkelje proceduariale.
Kunati mban në KLP dy anëtarë që me Kushtetutë s’mund të jenë aty, vetëm e vetëm që të zgjedhin kryeprokuror Olsi Çelën”, tha Berisha, duke shtuar se në këtë skemë përfshihen edhe Ina Rama dhe Alket Hyseni, i akuzuar për grabitjen e pronave të qytetarëve të Vlorës.
Sipas tij, i pari që duhet të largohet është kunat KLP-ja, i cili edhe nga ONM është thënë se nuk përmbush kriteret për të qenë në këtë detyrë.