‘S’kemi regjistër të popullsisë në emigracion’, Basha i përgjigjet Ramës: Mashtrim, s’do që ta bëjë prandaj zvarrit Reformën Zgjedhore

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i është përgjigjur kryesocialistit Edi Rama, pas deklaratës së tij në lidhje me votën e diasporës, i cili tha se nuk ka një regjistër të popullsisë në emigracion.

Basha e cilësoi deklaratën e Ramës mashtrim e shtoi se për këtë arsye po zvarrit edhe Reformën Zgjedhore.

‘Nesër komisioni i reformës zgjedhore pas të gjithë teatrove së bashku që lanë bërë për ta penguar, ka shansin të eci përpara, sepse e dimë të gjithë me këtë kod zgjedhor nuk ka zgjedhje. Sigurisht Edi Rama nuk do ta ndryshoj sistemin, ka mjaftueshëm njerëz brenda opozitës të cilët me skuthllëk duan të njëjtën gjë që do Edi Rama por skanë guximin ta thonë. Por ne duam atë që duan shqiptarët. Ne duam lista të hapura që njerëzit të zgjedhin atë që duan ata, votimin elektronik, barazia e votës përmes Shqipëria një zonë elektorale dhe së fundmi votën e emigrantëve, votën e shqiptarëve jashtë Shqipërisë. Sot lexova diku që i pari i qeverisë diku nga Luksenburgu paska thënë që nuk bëjmë dot sepse nuk kemi regjistrin e të dhënave. Ka propozimin e PD në përputhje me praktikat më të mira të vendeve të BE që praktikojnë votën e shtetasve të tyre jashtë vendit. Ndaj dua t’u them atyre shqiptarëve në takimin në Luksenburg dhe të gjithë shqiptarëve jashtë vendit që kryeministri ju gënjen.’– tha Basha.

Exit mobile version