Një skenar i turpshëm politik po përgatitet nga regjimi për ti shpallur tifozët e Tironës si Terroristë. Dhe e gjitha kjo bëhet vetëm se këta tifozë nuk janë pajtuar kurrë në historinë e tyre me diktaturën dhe partinë që sot drejtron një regjim kriminal në vend.
Skenari është i ngjashëm me atë të bombës në Ambsadën Sovjetike në kohën e diktaturës. Kështu sot klubi i Partizanit thotë se paska zbuluar gropa për lënë piroteknike. E gjitha një sajesë qesharake dhe e turpshme për të dënuar tifozerinë më të zjarrtë tifozerinë e Tironës.
Klubi i Futbollit Partizani ka denoncuar aktet e dhunës të ndodhura në takimin Tirana – Partizani, i vlefshëm për javën e 6-të të Kategorisë Superiore.
“Për të disatën herë klubi pritës vazhdon të dështojë në organizimin dhe mbarëvatjen e takimeve derbi. Përtej shfaqjes së banderolave skandaloze, agresionit fizik ndaj tifozerisë së kuqe, hedhjes së sendeve të forta dhe koreve ofenduese, këtë herë është kapërcyer çdo element i sigurisë së organizimit të një aktiviteti sportiv”, thuhet në reagimin e Partizanit në Facebook.
Ngjarjet e djeshme, Partizani i konsideron tentative për akte terroriste, të cilat ishin përgatitur nga tifozeria.
“Një akt i vërtet terrorist i mbetur në tentativë rezultoi të ishte parapërgatitur nga një pjesë e tifozerisë pritëse, e cila do të ishte e pamundur të organizohej pa bashkëpunimin (në rastin më të mirë pasiv) të administratorëve të stadiumit “Selman Stërmasi”.
Instalimi i një sasie të konsiderueshme eksplozivi pranë sektorit të mbështetësve të Partizanit konsiderohet një vepër e mirëmenduar kriminale, e cila shënjestron drejtpërsëdrejti jetën dhe shëndetin e të gjithë të pranishmëve dhe posaçërisht të lojtarëve të skuadrës sonë.
Klubi e konsideron të papranueshëm faktin që për këtë akt, i cili nëse do të ishte realizuar mund të shënonte një tragjedi me përmasa të frikshme, nuk ka asnjë reagim apo distancim nga KF Tirana si klub organizator i ndeshjes dhe si administratore e stadiumit “Selman Stërmasi”, thuhet në njoftim.
Klubi i Partizanit i bën thirrje organeve ligjzbatuese që të hetojnë këtë vepër, sipas tij të rëndë kriminale. Po ashtu klubi kërkon vënien përpara përgjegjësisë të organizatorët dhe bashkëpunëtorët e këtij akti të paprecedent.