Skënderbeu i Madh në Zagreb pavarësisht një fundi të hidhur. Në “Maksimir” korçarët barazuan 1-1 me Dinamon e Zagrebit, me kroatët që mundën të evitonin humbjen vetëm në minutën e 94-tërt pas një ndeshje ku korçarët meritonin fitoren, që do t’i çonte shumë pranë kualifikimit në fazën e grupeve të Europa League.
Një gol i Latifit në pjesën e parë pas një bashkëpunimi të jashtëzakonshëm me Gavazajn, i dha epërsinë korçarëve pas një ndeshje të interpretuar shumë mirë, në të cilën ju anullua dhe një gol i rregullt në fillimin e lojës. Por në minutën e 94-tërt një gol i Henrikues, i hoqi fitoren nga duart korçarëve, që gjithsesi morën një rezultat shumë pozitiv në ndeshjen e vajtjes dhe në “Elbasan Arena” tashmë nevojiten 90 minuta të tjera heroike.