Skenë e tmerrshme, Eriksen bie pa ndjenja, ndërpritet ndeshja Danimarkë-Finlandë

Momente të tmerrshme janë shënuar në Danimarkë-Finalndë, pasi Christian Eriksen, numri 10 danez, ka humbur ndjenjat në fushë.

Ai ishte duke ecur teksa u rrëzua në fushë, teksa mund të ketë pësuar sulm në zemër.

Menjëherë ka reaguar stafi mjekësor i Danimarkës duke i dhënë ndihmën e parë.

Ndeshja është ndërprerë.

Mesfushori i Inter-it po i bëhet masazh kardiak në fushë, ndërsa futbollistët e tjerë shfaqen të përlotur, pasi gjendja e tij duket e rëndë. Ndeshja mësohet se është pezulluar.

Ka ardhur edhe njoftimi zyrtar nga Danimarka. Ata thanë se futbollisti, Christian Eriksen është zgjuar dhe po trajtohet në spital.

Eriksen iu është nënshtruar ekzaminimeve mjekësore në Righospitalet.

https://twitter.com/i/status/1403761026076753925

 

Exit mobile version