Skizofreni në panik nga protesta, urdhëron Gardën të hedhë gaz helmues ndaj liderit të opozitës, Basha

Policia dhe Garda kanë hedhur gaz lotjsellës dhe lëndë helmues ndaj liderit të opozitës, Lulzim Basha në momentin kur ai ishte duke folur në mes të protestuesve. Kjo ka sjellë reagimin e ashpër të protestuesve.
Pas shtyrjeve dhe tentativave nga protestuesit për të çarë radhët e policisë është hedhur gazi lotsjellës. Policët e rendit janë larguar dhe në radhë të parë është gati për ndërhyrje FNSH. Gazi lotsjellës ka arritur të shpërndajë turmën e protestuesve, një pjesë e të cilëve janë tërhequr drejt rrugës së Elbasanit. Policia hedh vazhdimisht gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit. Madje kryetares së LSI-së i hedhur tek këmbët por ka arritur të largohet në kohë.
Protestuesit kanë tentuar të çajnë radhët e policisë sërish dhe kanë hedhur herë pas here tymuese e bidona drejt policisë. Qytetarë të shumtë e mbështetës të opozitës janë vendosur në dy hyrjet e parlamentit, ku kanë kaluar deputetët e maxhorancës. Ata kanë lëshuar thirrje; “Parlament i krimit”, “Rama ik!”, “Liri demokraci”, “Këtu vendosim ne”.
Mes protestuesve janë edhe kreu i PD-së Lulzim Basha, ish-kryeministri Sali Berisha, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi si dhe përfaqësues të tjerë politikë të opozitës.

auto Screenshot 101551203594

Exit mobile version