Faqja e specializuar e merkatos së futbollistëve, “Transfermarkt” bën një rifreskim të të dhënave në lidhje me vlerën e organikave të disa prej klubeve më të mirë të kontinentit dhe vendin e parë me një diferencë shumë të vogël e mban Manchester City.
Klasifikimi sjell në fokus 8 skuadrat çerekfinaliste të Chqmpionë League, por edhe pa këtë kriter, dy vendet e para janë në krye të botës
Lojtarët e drejtuar nga Pep Guardiola sot kushtojnë 1 miliardë e 50 milionë euro, 30 më shumë se organika e Chelseat që ka fituar shumë pozicione pas merkatos së çmendur të dimrit por gjithsesi është zhvlerësuar disi javët e fundit me paraqitjet zhgënjyese
Vendin e tretë e mban Bayern Munchen me 979 i ndjekur nga Reali me 860 dhe për të vijuar më pas me Napoli, Milan, Inter dhe Benfica.