“S’mund të bësh opozitë duke u rrahur me gardistë”, Çollaku: Incidenti me Presidentin, i pakëndshëm!

Deputeti i PD, Kreshnik Çollaku në një intervistë në “Real Story” vlerësoi se fjalimi i Begajt nga Presidenca ishte e mirëpritur, ndërsa u shpreh kundër kaosit dhe dhunës në Kuvend.

Gjithashtu Çollaku shtoi se duhet të kishte një tjetër qasje në këtë sesion të ri parlamentar, dhe se moslejimi i mbajtjes së fjalës së Presidentit, ishte një veprim i pakëndshëm.

“Çështja nuk është vlerësimi ynë për Bajram Begaj. Ishte e papritshme. Edhe Presidenti i Republikës duhet të meritonte respektin e palëve, pavarësisht qëndrimeve dhe përplasjeve. Ishte një situatë e pakëndshme në Parlament, në vlerësimin tim, Presidenti duhet ta jepte mesazhin. Ishte e panevojshme incidenti. Por nga ana tjetër mendoj që pati një tjetër problem me protokollin. Të bësh opozitë ku rrihesh me gardistët nuk është opozitë. Kur u futa në sallë, gardistët ishin rreshtuar para Foltores. Unë mendoj që kryetarja e Kuvendit mund të ishte përgjigje dhe nuk kishte motiv që garda të ishte rreshtuar aq herët. Pra mendoj që më pak kokëfortësi mund ta kishte shmangur situatën”, ka thënë Çollaku.

Artikulli paraprakBasha, doktrina e pritjes/ Çollaku: Sfida dhe rruga e vetme e PD, pas 2025, të jetë një parti e madhe
Artikulli tjetërMerr fund dilema, Berisha apo Basha? Inteligjenca Artificiale “zbulon” në studion e Erla Mëhillit kryetarin e vërtetë të Partisë Demokratike