Analisti Fitim Zekthi në një intervistë në “Tirana Live” në ABC News komentoi edhe platformën e propozuar nga kreu i LZHK, Dashamir Shehi.
Zekthi nuk u shpreh optimist sa i përket pikave të propozuara nga Shehi, duke thënë se s’mund të ketë bashkim fals të opozitës dhe se Shqipëria ka një strukturë problematike ekonomike dhe me krimin dhe korrupsionin e përbashkueshëm.
“Opozita do të ishte e duhura po të adresonte këto probleme. Nuk na duhet një opozitë që të bashkohemi kot dhe pa zgjidhur asnjë problem. Kemi një opozitë që trajton hallet e Shqipërisë dhe një grup tjetër që thonë se problemi është Dumani, Amerika dhe të tjera. Këto të dyja nuk mund të jenë kurrë bashkë. Shqipëria ka treguar se nga viti në vit ka ardhur duke e mbyllur sistemin dhe në këtë mënyrë s’mund të largohen politikanët e vjetër. Këta janë sikur kanë zbritur nga qielli. Shqipëria me këtë sistem politik nuk mund rigjenerohet vetë. SPAK, reforma në drejtësi, po përpiqet të prodhojë ndryshime më të mëdha dhe do të kenë pasoja në sistemin politik shqiptar. Sa për Bashën, mund të them që nuk është profet, është njeri me problemet e veta, tani i janë turrur Bashës, sikur kushedi çfarë ka bërë. Por mund të them se datë 1 do të ketë paraqitje të programit”, tha më tej Zekthi.